Lumi i cili ndërron pesë ngjyra brenda një viti

0
631

Lumi “Caño Cristales” është i hapur që nga viti 2016 për turistët.

Është një nga mrekullitë natyrore të Kolumbisë që të lënë pa fjalë.

Një lumë si asnjë tjetër në lindje të Andeve, “Caño Cristales”  në “Serranía de la Macarena”, një varg i izoluar malor që gjendet në Kolumbi.

Lumi që iku nga parajsa është 100 km i gjatë.

Ky lum ndryshon ngjyrat gjatë muajve të caktuar të vitit.

Ngjyrat e kuqe, të kaltra, të verdha, portokalli dhe të gjelbra, japin një shfaqje të gjallë natyrore si askund tjetër në tokë.

Kjo mrekulli natyrore ndryshe quhet edhe si “Lumi i Pesë Ngjyrave”.

Për shkak të luftës ky territor për shumë vjet  ka qenë i pa sigurt për turistët, mirëpo sot, ushtria kolumbiane kontrollon një zonë prej 30 km rreth “La Macarena-s”, “qytetit  pluhur” që shërben si porta e “Caño Cristales”, duke e bërë rajonin të sigurt për turistët.

Ngjyrat mund të shihen vetëm nga qershori deri në dhjetor dhe nga janari deri në maj.

Për këto ngjyra, nuk janë shkaktarë algat ose myshqet siç shumë njerëz edhe mendojnë, ngjyrat shfaqen si pasojë e një bime ujore të quajtur “macarenia clavigera”.

Kjo bimë kërkon kushte specifike, duke përfshirë nivelin e duhur të ujit dhe dritës.

Në këtë vend qarkullojnë edhe shumë legjenda lokale ndër breza, që për turistët janë të reja.

Shumë vite më parë, pasi një burrë dëgjoi se lindja e fëmijës ishte më pak e dhimbshme në ujë, i kërkoi gruas së tij të lindte vajzën e tyre Carol në një pishinë të qetë e të mbrojtur në rrymën e ujëvarës.

Pishina natyrore “Carol”, pjesë e kësaj bukurie natyrore, sipas banorëve lokal u emërua nga lindja e Carolit vite më parë.

Shtatori është muaji ideal për t’a vizituar.

Një përzierje e bimëve ujore dhe e dritës, kombinim ky që kthen ujërat e në një spektër ngjyrash.

Pishinat shkëmbore në formë të rrathëve, të njohura si kazanët e gjigantëve, i shtuan hijeshi spektaklit me ngjyrat e verdha dhe të gjelbra.

Që në kombinim me lumin duken si “ylberi i lëngshëm”.

Qyteti është një rrjet i vogël rrugësh të pa asfaltuara, afërsisht gjashtë rrugë, një park publik ku pajisjet përfshijnë disa lojëra jo aq të mira dhe Wi-Fi falas.

Henry Quevedo, president i bordit turistik të “Caño Cristales”, beson se turizmi në këtë vend pritet të rritet.

E me të ardhurat mendohet të investohet në zhvillim të qytetit. /OxygenPress.info/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu