Liverpool mund të mbetet pa yllin kryesor

0
49

Mohamed Salah është njëri nga heronjtë e kësaj gjenerate te Liverpool, por ai shumë lehtë mund të largohet nga “Anfield”.

Diçka e tillë mund të ndodhë nëse gjigantit anglez i bashkohet sulmuesi izraelit, Moanes Daobur, i cili te skuadra e tij aktuale, Salzburg, në 30 ndeshje i ka shënuar 20 gola.

Problemi është te fakti se Salah nuk mund të jetë në një skuadër me një izraelit.

Salah, si lojtar i Baselit, kishte refuzuar të përshëndetej me futbollistët e Maccabit dhe tërë kohën kishte shikuar në tokë, për të mos e parë flamurin izraelit në tribuna, ndërsa tani do të duhet të ndajë të njëjtën zhveshtore me një izraelit.

Situata politike dhe raportet ndërmjet Egjiptit dhe Izraelin pas luftës ndërmjet dy vendeve, në asnjë mënyrë nuk shkon në favor të bashkëpunimit të dy futbollistëve në fjalë.

Mbetet të shihet se për cilën zgjidhje do të përcaktohet gjiganti anglez./OxygenPress.info