Laura Fazliu shënon fitore të madhe, mposht medalisten botërore

0
148

Sot Laura Fazliu është në rrugë të mbarë për të fituar medalje në Kampionatin Evropian, që po mbahet në Lisbonë të Portugalisë.

Laura do të luftojë për medaljen e bronztë, kategoria -63 kg.

Xhudistja jonë në luftën e parë në repesazh mundi italianen, Maria Centrachio. Në çerekfinale u mposht nga rusja Daria Davydova.

Paraprakisht, ajo kishte shënuar dy fitore, ndaj Dena Pohl të Gjermanisë dhe Juul Franssen të Holandes. Fransen është dy herë medaliste e bronztë e botës.