Ky futbollist shqiptar synon të hap një shkollë futbolli në Kosovë

0
360

Portieri i Atalantas, Etrit Berisha tha në një intervistë për “Gazzeta dello Sport” se e sheh të ardhmen të lidhur me futboll.

Ai nuk e mohoi faktin që do t’i pëlqente të hapte një shkollë futbolli në vendlindje.

“Me çantën në shpinë dhe duke kërkuar për të zbuluar talente. Shpresoj të kem hapur një shkollë futbolli në Kosovë”, deklaroi Berisha.

Ai nuk e harron klubin verdhekaltër dhe e viziton shpesh./Blic/OxygenPress.info