“Kujdesi që tregoi Donika Gërvalla për me e mbrojtë idenë e shtetit (rendin simbolik të tij) âsht nji lekcion”

0
175

Nga Halil Matoshi

Laudatio për Donika Gërvallën!

1.
Flamuri âsht ikona dhe informata e parë për nji entitet juridik-politik në marrëdhaniet ndërkombëtare dhe si i tillë përfaqëson brendin shtet kombëtar, rendin e tij simbolik dhe aspiratën e nji shoqnie politike.

2.
Donika Gërvalla “e ndërpren” Mbledhjën online të KS të OKB-së, tue dëshmu besnikëri ndaj Atdheut, në të cilin ajo mban postin e Ministres së jashtme, Republikën e Kosovës.
Pas reagimit të përfaqësuesit rus në OKB, kryesuesi i mbledhjës nga shteti i Vietnamit ka kërku nga Zoja Gërvalla me e heq flamurin kosovar nga sfondi, porse ajo si patriote kushtetuese, i qëndroi lojale shtetit që përfaqëson.

3.
Derisa disa deputetë e ministra integristë të Republikës së Kosovës paguhet me taksat e qytetarëve të Kosovës dhe sorrollatën nepër Shqipni, tue përkrah disa kandidatë të grupit të tyne politik e që kamuflohen si të pavarun në zgjedhjet në shtetin fqi, e disa tjerë madje marrin pjesë në nji protestë të qytetarëve shqiptarë për me e kundërshtu nji hidrocentral në Mirditë – që paraqet përzimje flagrante në punët e brendshme të nji shteti sovran – por që Tirana, nuk e bân t’madhe, tue i toleru ata për hirë të qasjes konstruktive dhe vëllaznore ndaj shtetit kosovar!?

4.
Kujdesi që tregoi Donika Gërvalla për me e mbrojtë idenë e shtetit (rendin simbolik të tij) âsht nji lekcion për demagogët popullista e integristë të Lëvizjës Vetëvendosje, sëkëndejmi manifestim i atdhetarizmit!

Bravo Donikë! 👏👏👏