Kryeministri i Tajlandës e uron Kurtin, thotë që beson që marrëdhëniet me Kosovën do të forcohen më shumë

0
100

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pranuar letër urim nga kryeministri i Mbretërisë së Tajlandës, Prayut Chan-ocha.

Kryeministri i Mbretërisë​ së Tajlandës, Gjeneral Prayut Chan-ocha, beson që marrëdhëniet e përzemërta ndërmjet Tajlandës dhe Kosovës, të rrënjosura fort në miqësinë dhe bashkëpunimin e ndërsjellë, do të forcohen edhe më shumë për përfitime të përbashkëta të dy shteteve tona dhe popujve tanë.

Në letrën adresuar kryeministrit Kurti, kryeministri i Mbretërisë së Tajlandës i ka uruar atij suksese të shumta në përmbushjen e detyrës që i është besuar.