Krejt çka nuk keni ditur për Portugalinë

0
618

Portugalia ka qenë e banuar që nga kohët parahistorike edhe ishte pjesë e Perandorisë Romake, e cila ka ndikuar në kulturën dhe gjuhën e saj. Më vonë është okupuar nga popujt gjermanë, pastaj nga maurët që patën sunduar Gadishullin Iberik në shekullin e tetë. Më 1139, Portugalia qe bërë mbretëri e pavarur dhe pohohet të jetë shteti më i vjetër komb në Evropë. Është republikë parlamentare demokratike; kryeministri është shef Qeverie, ndërsa presidenti është kreu i zgjedhur i shtetit.

Zbuluesit portugezë…

Portugalia, dikur fuqia më e madhe evropiane, ka histori të pasur të lundrimit dhe zbulimeve detare. Në shekullin e katërmbëdhjetë, kapitenët detarë portuezë ishin më të mirët në Evropë, që drejtonin anije të forta dhe përfitonin nga zhvillimet më të fundit në navigim dhe hartografi. Në shekullin e gjashtëmbëdhjetë, Portugalia kishte një perandori që shtrihej nga Brazili deri në Indi. Portugezët patën zbuluar rrugët lindore për në Indi, përskaj Kepit të Shpresës së Mirë dhe patën krijuar rrugë tregtare për pothuaj tërë Azinë Jugore. Portugezët kanë kolonizuar pjesë të Afrikës dhe patën dërguar misionet e para tregtare e diplomatike në Kini e Japoni, prej ku kishin sjell specin, topuzin, arrëmyshkun, kanellën dhe karafilin, si edhe kuajt nga Arabia e mëndafshin e porcelanin nga Kina. 

Ura Vasko de Gama kalon mbi lumin më të madh portugez, Tagus, dhe lidh kryeqytetin, Lisbon me rrjetin rrugor të vendit.

 Në Portugali…

  • Kabo da Roka është pika më perëndimore e Evropës.
  • Është e jashtëligjshme të vrasësh demin në luftë demash.
  • Ura Vasko de Gama është më e gjata në Evropë, 17.2 kilometra. Është e hapur më 1998, për ditëlindjen e 500-të të zbuluesit të madh portugez.

Fakte rreth Portugalisë…

  • Është anëtarësuar në BE në vitin 1986
  • Sistemin politik e ka – Republikë
  • Ka 10,6  milionë banorë
  • Përdor euron si valutë
  • Lisbona është kryeqytet
  • Portugalishtja është gjuhë zyrtare
  • “Ola” është përshëndetje tipike

Kodrat e Sintrës janë përplot me pallate përrallore. Pallati Pena ishte ndërtuar më 1840, nga mbreti Ferdinand dhe është një përzierje stilesh.

Portugalia sot…

BE-ja e ka ndihmuar Portugalinë që të bëhet shtet modern industrial. Ekonomia ka kaluar nga bujqësia në shërbime si ato: bankare, financa, patundshmëri dhe turizëm. Një nga industritë më të mëdha është tekstili, të tjerat janë edhe montimi i veturave, ndërtimi dhe servisimi i anijeve, këpucët, celiku, cimentoja, porcelain dhe plehrat kimikë. Fermat janë të vogla, jo të industrializuara dhe Portugalia importon disa ushqime. Atje kryesisht rriten drithërat (gruri, elbi, misri e orizi), patatet, rrushi (i verës), ullinjtë dhe domatet. Rrushi është shumë me rëndësi për industrinë e madhe të verës dhe Portugalia prodhon edhe tapa për shishe vere. Turizmi është shumë I rëndësishëm. Më 2007, më shumë se 12 milionë njerëz vizituan Portugalinë dhe gjeneruan 6.5 për qind  të të hyrave në vend.

Kë e njihni?

Portugalia është e njohur për arkitekturën, shkrimtarët, panairet dhe vallëzimet popullore dhe muzikën tradicionale Fado. Ndër të famshmit janë futbollisti: Kristiano Ronaldo dhe Hose Manuel Baroso, aktualisht president i Komisionit Evropian.

Drunjtë e tapës në Portugali…

Portugalia ka 720,000 hektarë me pyje që rrisin drurin e tapës që tashti mbrohen me ligj. Pasi një dru tape t’i mbush 25 vjet, lëvorja mund t’i hiqet  cdo nëntë vjet, në pranverë e verë. Pas kësaj, druri do të prodhojë lëvore gjatë tërë jetës, që mund të jetë deri 200 vjet. Kultivimi i drurit të tapës ka ndikim pozitiv në mjedis meqë ndihmon ruajtjen e shumë bimëve e kafshëve që jetojnë në pyje.

A keni uri?

Merluci I kripur, ao bacalhau, është po aq i popullarizuar këtu, sa edhe në Kosovë. Thuhet se përgatitet në 365 mënyra, një recetë për cdo ditë të vitit, por më i njohur është gjyveci me speca dhe domate. Tortat, ëmbëlsirat dhe pudngu me vezë e krem, janë shumë të famshme.

BE-ja dhe industria e peshkut…

Peshkimi është I rëndësishëm për portugezët. Rreth dyqind lloje peshku zihen, ndërsa sardelet përbëjnë 37 për qind  të gjahut. Peshkatarët pranë brigjeve zënë skumbri, oktapodë, merluc e karavidhe.

Anije të tjera hapen në ujëra më të thella, madje deri në Marok.

Politikat e përbashkëta të peshkimit…

Sikurse të gjitha vendet e BE-së, Portugalia duhet t’u përmbahet rregullave  të BE-së  për sasinë e flotave të peshkimit dhe llojin e peshkut që mund të gjuhet. Ka edhe rregulla që parandalojnë dëmtimet e shtratit  dhe të mjedisit detar.

Synimet e politikave të përbashkëta të peshkimit janë që të :

  • Sigurohet se pshkimi është i qëndrueshëm ( se rezervat e peshkut nuk mbarojnë dhe peshqit mund të riprodhohen);
  • Sigurohet se njerëzit u përmbahen rregullave, e në qoftë se jo, ndëshkohen;
  • Kufizohet madhësia e flotave evropiane për peshkimin;
  • Ofrojë para dhe mbështetje teknike për ta bërë peshkimin më të qëndrueshëm;
  • Negociojë me shtetet joevropiane për çështje peshkimi;
  • Mundësojë peshkatarëve, përpunuesve dhe shpërndarësve të peshkut çmime të ndershme për produktet e tyre;
  • Sigurojë se ushqimi detit është I sigurt për t’u ngrënë;
  • Mbështesë zhvillimi e aquakulturës (fermat e peshkut dhe ushqimit të detit);
  • Financojë hulumtime shkencore.

Bregdeti shkëmbor Algarve në rajonin më jugor të Portugalisë është një nga destinacionet më të famshme turistike në Evropë. /Të nisemi për në Evropë/Oxygenpress.info

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu