“Kosova nuk mund të anëtarësohet në BE nëse nuk i zbaton kriteret, kriter është edhe mbrojtja e mjedisit”

0
109

Lulzim Zeneli, doktor shkence në kimi dhe prorektor për bashkëpunim ndërkombëtar dhe kërkime shkencore në Universitetin e Gjakovës “Fehmi Agani”  i ftuar në emisionin  Oxygen ka biseduar rreth shumë çështjeve me rëndësi duke filluar nga politika pasi ka luajtur rolë në politikën në Kosovë për disa vite.

Sipas Lulzimit nuk ka moral në politikë në Kosovë

“Zanafilla e Kosovës dihet, neve na kushton më shumë dhe dhimbja është më e madhe kur gjërat nuk shkojnë si duhet.Politika nuk e njeh moralin, e njeh interesin e shtetit dhe shoqërisë por nuk njeh mjete për të avancuar. Ne si vend i ri me potenciale të kufizuar sapo kemi filluar të vaksinohemi ndërsa shtetet tjera i kanë siguruar vaksinat para shumë kohe. Ne kemi një përparësi tjetër për fat të mirë sepse kemi popullatë të re dhe kësaj duhet të i gëzohemi.Shtetet e fuqishme me popullatë më të shtyer në moshë edhe pse kanë vaksina po shfaqin probleme.” thotë Zeneli.

 Jo gjithçka që numërohet ka vlerë dhe jo gjithçka që ka vlerë numërohet ose matet, andaj duhet vlerësuar kontributi e jo titujt thotë Lulzimi

“Në shoqërinë tonë ka probleme të cilat janë akumuluar me vite si në arsim si dhe shëndetësi. Ne duhet të investojmë qysh nga niveli parashkollor. Nuk mund te vendosësh standard në universitet kur bazën e kemi shumë të brishtë. Shoqëria jonë ka nevojë për një inçizim të plotë të gjendjes, të identifikohen mangesitë dhe kështu e kemi më të lehtë të i përmirsojmë. Jo gjithçka që numërohet ka vlerë dhe jo gjithçka që ka vlerë numërohet ose matet, nëse kemi një numër të madhë të profesionistëve dhe kontributi është i vogël diçka nuk po funksionon.” thotë Zeneli.

Zeneli vlerëson gruan dhe mendon që të gjithë duhet të njohin meritat e grave sepse sipas tij ne kemi dy presidente deri tani, shumë të suksesshme dhe shumë gra të arritura

“Në momentin kur një grua është e suksesshme ngjallen kritikat dhe armiqtë por kjo do e favorizon sepse fuqizohet. Ne nuk duhet të krijojmë shoqëri që shënjëzon gruan duke gjetur kritika dhe mos vlersuar punën e grave. Ne kemi pasur shumë gra të cilat e kanë përfaqësuar Kosovën në mënyrën më të mirë të mundshme.Para se ti rregullojim mendimet ne si popull nuk mund të integrohemi askund. thotë Zeneli.

“Kosova nuk mund të anëtarësohet në BE nëse nuk i zbaton kriteret, kriter është edhe mbrojtja e mjedisit” thotë kimisti i cili është anëtar i Shoqatës Amerikane të Kimistëve

“Njeriu nuk mundet me qenë i suksesshëm në dy fusha, Duhet me zgjedh atë fushë ku dëshiron me kontribu. Kosova është mjedis mjaft i kontaminuar nga industria, teknologjia e vjetëruar. Ka elemente që ndikojnë direkt në organizëm, siq është arseni i cili gjindet edhe në tymin e duhanit, i cili është kanceroz. Ka pasur fushata të ndryshme për produktet vendore të Kosovës duke thënë se Kosova është hapësirë e helmuar me metale të rënda, por nuk ka pëllëmbë në tokë që nuk ka metale. Toka e Kosovës nuk është e helmuar më shumë se vendet e Evropës sepse këto metale nuk janë aktive. Evropa kontrollon çdo produkt që hyn për përdorim, por Kosova nuk i kontroll për qytetarët e saj. Kosova nuk mund të anëtarësohet në BE nëse nuk i zbaton kriteret, kriter është edhe mbrojtja e mjedisit, cilësia e ajrit, cilësia e Tokës. Nësë këto nuk zbatohen nuk mund të anëtarësohemi.” thotë Zeneli.

Lulzimi Zeneli është shpërblyer me çmim nga Akademia e Shkenca dhe Arteve të Kosovës – Çmimi i Fondit stimulues për hulumtues të rinj,  ka të publikuara shumë punime shkencore por edhe çmime, bursa dhe nderime edhe në Amerikë/oxygenpress.info