Kjo është shpella më e madhe në botë

0
897

Shpella Hang son Doong, konsiderohet të jetë shpella më e madhe në botë.

Kjo shpellë gjendet në Vietnam, dhe karakterizohet nga klima e saj e veçantë, madje ka xhunglën dhe lumenjtë e saj.

E shtrirë në afërsi të kufirit Vietnam-Laos, kjo shpellë thuhet se është formuar rreth 5 milion vjet më parë.

Hang Son Doong u zbulua në vitin 1991 nga një banorë vendas me emrin Hồ Khanh.

Edhe pse banorët ndër vite kanë qenë të vetëdijshëm që fshihet diqka në ato hapësira, kanë hezituar të afrohen për shkak të zhurmës misterioze që është krijuar, fishkëllimat dhe shushurimat që janë krijuar për shkak të rrymave të erës, i kanë mbajtur banorët larg ndër vite.

Ishte viti 2009 kur një grup nga shoqata e hulumtimeve të shpellave Britanike, morën guximin të eksplorojnë zonën misterioze.

Të udhëhequr nga Hoëard Lambert, grupi qëndruan për 4 ditë, duke zbuluar atë që nuk ishte zbuluar shekuj me radhë, ekspedita e tyre u ndal nga një mur mineralesh i lartë 60 metra.

Ishte ky muri i njohur me emrin “Muri i madh i Vietnamit” i cili për herë të parë u përshkua në vitin 2010 kur grupi arriti në fund të shpellës.

Sipas ekspertit Hoëard Lambert është zbuluar shpella më e madhe në botë që sipas matjeve shpellore ka një sipërfaqe totale prej 106 metër kub, është më e gjatë se 5 km, 200 metra e lartë dhe 150 metra e gjërë.

Shpella përmban disa nga stalagmitet më të larta të njohura në botë, të cilat janë deri në 70 metra të gjata.

Pas murit të Madh të Vietnamit u gjetën perla të shpellave me madhësinë e topave të baseballit, një madhësi anormalisht e madhe.

Në fillim të gushtit të vitit 2013, grupi i parë turistik vizitoi shpellën në një turne i cili kushtoi 3 mijë dollar për person.

Për të vizituar këtë shpellë duhet të keni një leje të caktuar, leje të cilat shiten me numër të kufizuar ku vetëm 800 prej tyre u lejuan në vitin që lam pas.

Gushti është muaji më i përshtatshëm për të vizituar këtë vend, pasi pas gushtit, shira të forta shkaktojnë që nivelet e lumenjve të rriten dhe të bëjnë shumicën e hapësirës së shpellës të pa arritshme për vizitorët.

Njerëzit që e kanë vizituar e përshkruajnë si mahnitëse, pamjet tregojnë për bukurinë dhe veçantinë që kjo shpellë ka, e çfarë e bënë edhe më interesante është fakti që askush nuk e dinte që ishte aty deri 7 vjet më parë. /OxygenPress.info

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu