Këngëtarja nga Amerika thotë se dëshiron të mbaj një koncert në Shqipëri

0
54

Këngëtarja dhe kompozitorja Ava Max, prindërit shqiptarë. Ajo në një intervistë për Lucy Mapstone ka theksuar këtë fakt. Ajo po ashtu ka thënë se do të dëshironte të mbante një koncert në Shqipëri.

“Në vitet 1990 dhe 1991 prindërit tanë u larguan nga Shqipëria dhe shkuan në Paris. Në Paris jetuan në një kishë për një vit të plotë. Ishte shumë e vështirë për ta, por ishte e bukur për shkak se ata ishin në Paris. Aty takuan një zonjë e cila u dha atyre pasaporta dhe përfunduan në Ëisconsin – aty ku unë kam lindur”, ka treguar ajo.

“Ata shkuan në Amerikë me asgjë, pa para, pa ditur gjuhën, ishte shumë e vështirë për ta, mbaj mend t’i shikoj ata kur u rrita duke luftuar dhe duke punuar në tri punë secili. Duke parë gjithë mundin që ata kanë bërë shpesh them me vete që unë jam më shumë fat”, ka treguar ajo.

Max rrëfen se shpesh ndihej sikur donte të hiqte dorë, sidomos gjatë viti të saj të parë në Los Anxhelos që ishte shumë i vështirë. Mirëpo sipas saj familja e saj e fortë e ka mbështetur gjithmonë. Tani ajo pret me padurim që të ua shpërblej mundin.

“Dua vetëm të ndihmoj familjen time, miqtë dhe njerëzit e mi në përgjithësi”, thotë ajo.

Pavarësisht se ka lindur në Amerikë, ajo thotë se është “100% shqiptare dhe se dëshiron që të ndihmojë këtë komunitet kurdo që ka mundësi.

“Do të ishte e mahnitshme të bëja një koncert për mbledhjen e fondeve atje. Të mirat duhet kthyer”./Kult/OxygenPress.info