‘Katastrofë morale’: Viti i dytë i pandemisë mund të jetë më vdekjeprurës, thotë OBSH

0
177

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) u ka kërkuar vendeve të pasura të rishikojnë planet për të vaksinuar fëmijët kundër dhe në vend të kësaj të dhurojnë doza për kombet më të varfra, ndërkohë që paralajmëron se viti i dytë i pandemisë duket se do të jetë më vdekjeprurës.

Drejtori i përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, shprehu kritikat e tij në lidhje me faktin që një numër vendesh të pasura tani po vaksinojnë fëmijët dhe adoleshentët, ndërsa shtetet e varfra mezi kanë filluar vaksinimin e punonjësve shëndetësorë dhe grupeve të tjera më të prekshme nga Covid.

Në vend që t’u ofrojnë vaksina njerëzve të rinj dhe të shëndetshëm, këto shtete duhet t’ua japin dozat e tyre skemës globale të ndarjes së vaksinave, Covax, dhe në këtë mënyrë të sigurojnë që ata që kanë më shumë nevojë në të gjitha vendet të marrin mbrojtje, tha ai.

“Në janar, fola për zhvillimin e mundshëm të një katastrofe morale. Për fat të keq, tani jemi dëshmitarë të kësaj loje. Në një pjesë të vogël të vendeve të pasura, të cilat blenë shumicën e furnizimit, grupet me rrezik më të ulët po vaksinohen. Unë e kuptoj pse disa vende duan të vaksinojnë fëmijët dhe adoleshentët, por tani i nxis ta rishikojnë vendimin dhe në vend të kësaj të dhurojnë vaksina për Covax,” tha ai një konference shtypi.

OBSH shpreson që më shumë vende do të ndjekin shembullin e Francës dhe Suedisë në dhurimin e vaksinave. Kanadaja dhe SHBA-ja janë ndër vendet që kanë autorizuar vaksina tek adoleshentët në javët e fundit.

Gati 1.4 miliard doza vaksina janë injektuar në të paktën 210 territore në të gjithë botën, sipas një numërimi të Agence France-Presse. Rreth 44% e atyre janë administruar në vendet me të ardhura të larta, duke përbërë 16% të popullsisë globale.

Përballë kësaj pabarazie në aksesin ndaj vaksinave, Tedros paralajmëroi që bota ndoshta do të shohë më shumë vdekje këtë vit sesa vitin e kaluar, pavarësisht mbërritjes së vaksinave.

“Ne jemi në vitin e dytë të kësaj pandemie që të jetë shumë më vdekjeprurës sesa i pari,” tha ai. “Ruajtja e jetëve dhe mjeteve të jetesës me një kombinim të masave të shëndetit publik dhe vaksinimit – jo njëra ose tjetra – është e vetmja rrugëdalje.”

Burimet: Guardian, Agence France-Presse