Kaka tregon kush është më mirë nga pesë yjet brazilianë

0
49

Brazilianët, sidomos sulmuesit, kanë shkëlqyer tradicionalisht në futboll dhe “Topi i Artë” shumë herë ka përfunduar në duart e tyre.

Njëri nga ta është edhe Kaka, i cili së fundi i ftuar i programit “Grande Círculo”. Kanali televiziv “SporTV” ka lëshuar një pjesë të një interviste, ku iu është përgjigjur disa pyetjev.

Ajo që ish-sulmuesi e ka bërë të qartë është se konsiderohet lojtari më profesional i pesë brazilianëve, të cilët kanë fituar “Topin e Artë” (Romario, Ronaldo, Rivaldo dhe Ronaldinho). “Nga pesë brazilianët, që ishin më të mirët në botë, ndoshta nuk jam më i talentuari nga të gjithë. Por, ndoshta kam qenë më profesionali nga të gjithë ata. Vetëm me talentin nuk do të bëja diferencën, si të tjerët. Kështu, unë kuptova se duhej të stërvitesha e luaja më shumë se këta djem”, është shprehur Kaka.

Ai, gjithashtu, pranoi se ekipi që shkoi në Kupën e Botës në “Gjermania 2006” mund të jepte më shumë se sa dha: “Ajo kombëtare mund të kishte bërë më tepër”.

Sa për titujt, Kaka mbetet në Kupën e Botës, duke veçuar atë të fituar në vitin 2002: “Trofeu i Botërorit 2002 është ai, me të cilin po qëndroj. Jo se kam luajtur vetëm 23 minuta kundër Kosta Rikës. Shaka kjo, se ky ishte numri i fanellës sime në atë Botëror. Triumfi ishte diçka shumë e madhe. Nëse duhej të zgjedhja, do të mbaja atë trofe”.

Në konkurrencën e klubeve, Kaka shkëlqimin më të madh e pati te Milan, ndërsa nuk arriti të tregojë cilësitë e tij pas transferimit te Real Madrid./OxygenPress.info