Java e Terapisë së Artit- Sa është i rëndësishëm arti për mirëqenien tonë psikologjike?

0
150
“Shëndeti fundaMental”, tryezë diskutimi.
Pse e ndjejmë nevojën të bëjmë art dhe pse e ndjejmë nevojën të posedojmë vepra artistike?
Sa është i rëndësishëm arti për mirëqenien tonë psikologjike dhe çfarë ndikimi ka gjendja jonë psikologjike në krijimin dhe interpretimin e artit?
Sa konsiderohet primar shëndeti mendor dhe sa vlerësohet arti në shoqërinë tonë?
Këto dhe shumë çështje të tjera do të adresohen në eventin e parë të Javës së Terapisë së Artit, “Shëndeti fundaMental”.
Pjesë e tryezës së diskutimit: Lirie Lokaj, Psikologe; Vigan Behluli, Psikolog; Teuta Krasniqi, Aktore; Leonora Aliu, Gazetare; Nesim Maxhuni, Artist.
Data: 12 Maj
Ora: 18:00
Vendi: Salla e Kuqe, Prishtinë
–“3,2,1… Merr Frymë”, maratonë e filmave.
Vizualizimi i momentit të ndjeshëm gjatë të cilit realiteti dhe fantazia e ëndrrat shkëputen nga njëra-tjetra (We are not Super Heroes), fjalë të pathëna që marrin fuqinë e tyre në letrën e një djali drejtuar babait të tij (Listen Papa!), dhe vizualizimi i arratisjes si rruga e vetme për një jetë më të mirë në mjerimin e pamëshirshëm të luftës (Verso la Stelle). Tri botë, disa personazhe, dhe qindra emocione në një minutazhë të kufizuar kinemaje.
Filmat: “We are not Super Heroes” me regji të Lia Bertels, “Listen Papa!” me regji të Olga Poliektova dhe Tatiana Poliektova, dhe “Verso le Stelle (To The Stars)” me regji të Antonello Piccione.
Vendi: M Club, Prishtinë; 13 Maj, 20:00
Vendi: Kino “Jusuf Gervalla”, Pejë; 13 Maj, 20:00
Vendi: Diakonie Youth Center, Mitrovicë; 14 Maj, 18:00
–”Blind Confessions”, bisedë e njëanshme me psikologun.
Të gjithë kemi nevojë të flasim për gjërat që mund të jenë duke na munduar. Nganjëherë duam ta bëjmë këtë vetëm për ta lehtësuar barrën e bartjes të të gjitha atyre mendimeve e ndjenjave të cilave u kemi dhënë fuqi e kanë marrë fuqi mbi ne, apo thjesht duam ta marrim perspektivën e një personi të dytë mbi ato mendime dhe ndjenja.
Përgjatë “Blind Confessions” ju mund të shkruani në një copë letër çdo mendim e gjë që doni të lexohet dhe të diskutohet nga profesionstët e ftuar të shëndetit mendor për këtë event. Të gjitha gjërat e shkruara në letër do të jenë plotësisht anonime.
“Blind Confessions” me Urata Gjergjizi Halimi në M Club, Prishtinë: 13 Maj, 20:30
“Blind Confessions” me Kaltrina Zatriqi në Kino “Jusuf Gervalla”, Pejë : 13 Maj, 20:30
“Blind Confessions” me Xhevahire Balaj në Diakonie Youth Center, Mitrovicë: 14 Maj, 18:30
–“Slam Poetry”, performime poezish.
“Poezi është kur një emocion ka gjetur mendimin e tij dhe mendimi ka gjetur fjalë.” ― Robert Frost
Poezi dhe performues të shumtë të cilët do të ndajnë shkrimet e tyre poetike me audiencën prezente në “Slam Poetry” në ditën e tretë të Javës së Terapisë së Artit.
Data: 14 Maj
Ora: 18:00
Vendi: M Club
–“Netët pa gjumë”, nata e rrëfimeve
Një natë e mbushur me rrëfime të të ftuarve tanë, ku përvojat e shpalosura do t’i japin një kuptim të ri natës së 14 majit në kuadër të Javës së Terapisë së Artit.
Folës: Adriana Matoshi, Argenita Fetahu dhe Leart Rama
Data: 14 Maj
Ora: 20:00
Vendi: M Club
–“Bardh e Zi me ngjyra”, arti dhe shëndeti mendor nga perspektiva e një artisti.
Të menduarit bardh e zi ose i njohur ndryshe si të menduarit e polarizuar, ka të bëjë me tendencën tonë të të menduarit përmes ekstremeve, si p.sh., “Asgjë nuk ka kuptim” apo “Çdo gjë është perfekte”.
Kjo mënyrë e të menduarit na e vështirëson ta shohim botën në nuanca të tjera, me ngjyra të tjera, përveç atyre bardh e zi.
Andaj, “Bardh e Zi me ngjyra” së bashku me Ilir Muharremin do t’i shtojë Javës së Terapisë së Artit nuanca të reja në aspektin e perspektivave të reja që Iliri do t’i paraqes në këtë event.
Data: 15 Maj
Ora: 19:00
Vendi: 17, Prishtinë
–”Festivali i Mendjes”, koncert muzikor.
Tash e sa kohë, dobitë kognitive, sociale, emocionale dhe fizike të muzikës janë të njohura për ata që studiojnë këtë ndërlidhshmëri, por më së miri janë të njohura për të gjithë ata që dëgjojnë e bëjnë vetë muzikë.
Së bashku me performanca nga SKAG Band, Gjina Kelmendi, Fjolla Shaqiri, Liridona Selmani, Lekë Gjurgjiali and Band, Florent Abrashi, dhe Nora Konjuhi në “Festivalin e Mendjes”, do ta përmbyllim edhe Javën e Terapisë së Artit për këtë vit.
Data: 16 Maj
Ora: 19:00
Vendi: Teatri “Oda”, Prishtinë
Ju mirëpresim,
Qendra për Informim dhe Përmiresim Social (QIPS).