Gjatë javës mot i ndryshueshëm

0
54

Mëngjesi i sotëm në disa vende sjell reshje të dobëta shiu, ndërkohë që dita do të jetë e vranët.

“Prishtina Weather” njofton se nesër moti do të jetë i vranë por me intervale me diell gjatë ditës.

Ndërsa të mërkurën, pjesa e parë e ditës pritet të jetë e vranët, ndërkohë që gjatë ditës vranësirat pritet që të shtohen dhe në mbrëmje të ketë reshje të dobëta shiu. Në vise malore mbi 1200-1500m mundësi edhe për borë.

Të enjten në mëngjes reshjet vazhdojnë në disa vende, ndërkohë që gjatë ditës pritet mot i kthjellët dhe me diell. Megjithatë, parashihet mot i ftohtë.

Ndërsa ditën e premte mot kryesisht me diell, në mëngjes mundësi për ngrica, e gjatë ditës pritet të jetë më ngrohtë.

Temperaturat e ajrit, në fillim të javës do të luhaten rreth vlerave mesatare, e më pas do të pësojnë rënie më të ndjeshme. Minimalet do të luhaten nga 2C deri në 5C, me tendencë të rënies edhe deri në 0C, e maksimalet nga 12C deri në 18C./OxygenPress.info

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu