FSK përfundon me sukses edhe një trajnim

0
103

Sipas plan-programit të Qendrës për Studime Universitare të Forcës së Sigurisë të Kosovës, nga data 9 deri më 18 janar, kadetët e QSU-së, kanë realizuar trajnimin semestral për vitin 2019, në hapësirat trajnuese të kazermës “Skënderbeu“ në Ferizaj, njofton MFSK.

Në këtë trajnim ishin të përfshirë kadetët e tri gjeneratave, të cilët varësisht nga niveli i tyre i zbatuan në praktikë të gjitha ato njohuri që i kishin mësuar përmes ligjëratave dhe laboratorëve gjatë semestrit të kaluar të vitit akademik 2017/2018. Trajnimi është planifikuar dhe realizuar nga instruktorët e QSU-së dhe kishte karakter vlerësues, përcjell OxygenPress.

Ndërsa, nga data 8 deri më 18 janar, kadetët e vitit të katërt kanë përfunduar trajnimin “Kursi trajnues për Kërkim-Shpëtim Malor“ të realizuar nga Qendra Trajnuese e Kërkim Shpëtimit të Regjimentit të Mbrojtjes Civile.

Reshjet e shumta të borës dhe temperaturat e ulëta ishin sfidë për stafin trajnues dhe kadetët, veçanërisht pjesët e trajnimit gjatë netëve me mot të ftohtë, por assesi nuk ndikuan në zbatimin e plan-programit dhe aktiviteteve të planifikuara.

Gjatë vizitës që u bëri, në të dy lokacionet ku po zhvilloheshin trajnimet, komandant i Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes gjeneral brigade Irfete Spahiu e vlerësoi lartë angazhimin dhe profesionalizmin e instruktorëve si dhe motivin dhe gatishmërinë e kadetëve, përkundër motit jo të mirë dhe sfidave tjera./OxygenPress.info