Familja mbretërore, lajm në të gjitha mediat botërore

0
332

Mediat botërore sot gjatë tërë ditës raportuan për lajmin që Princi Harry dhe dukesha Meghan Markle do të bëhen me fëmijë.

Aktorja amerikane iu bashkua familjes mbretërore në Mbretërinë e Bashkuar në maj të këtij viti kur u martua me Princin Harry.

Kjo dasmë e madhe mbretërore morri vëmendjen e të gjitha medieve botërore.

Dasma, e cila u mbajt në Kështjellën Windsor më 19 maj, pritet të bëjë listën e një prej dhjetë martesave më të shtrenjta të të gjitha kohërave.

Kostoja kryesore ishte  për shkak të sigurisë, pasi Kështjella Windsor ishte  e rrethuar nga snajperë, policë të fshehtë dhe një sistem kundër-dronit, i cili është vlerësuar në shumën prej 30 milion funtesh.

CNBS ka vlerësuar se çmimi i përgjithshëm i dasmës së Princit Harry dhe Meghan ka kushtuar 42.8 milionë dollarë, ku 94 përqind e buxhetit ka shkuar për siguri.

Megan Markle u konsiderua si një shkëputje e madhe nga tradita për familjen mbretërore britanike, meqë ajo nuk është britanike por amerikane, ishte aktore dhe ka qenë e martuar dhe e divorcuar më parë, diçka që konsiderohej e papranueshme për familjen mbreërore disa dekada më parë.

Megan Markle si aktore ka qenë e angazhuar edhe me punë bamirësie, e kjo është dicka që e bashkon me traditën e nënës së ndjerë të burrit të saj, Princeshën Diana.

Pas martesës me princin Harry, Mbretëresha Elizabeth II ia dha emrin Dukesha e Sussex.

Harry, 33-vjeç, është i pestë në linjën për fronin mbretëror. Ai dhe Meghan, tash 37-vjeç, janë takuar përmes një shoku të përbashkët në vitin 2016. Ata fillimisht e kanë mbajtur të fshehtë lidhjen e tyre për muaj.

Ata njoftuan se janë fejuar në nëntor të vitit të kaluar dhe u martuan në maj të 2018’ës./OxygenPress.info

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu