eBay vlerëson mundësitë e pagesës me kriptomonedhë

0
75

Platforma e tregtimit online eBay është e hapur për opsionet e pagesës së kriptomonedhave, deklaroi shefi i kompanisë, Jamie Iannone.

Në një intervistë me CNBC, Iannone vuri në dukje se eBay tashmë ka zgjeruar gamën e saj të pagesave dhe tani po pranon Apple ose Google Pay, dhe se kompania do të vazhdojë të kërkojë alternativa të tjera të tilla si kriptovaluta.

Aksionet e kompanisë reaguan me fitime të konsiderueshme në tregtinë e vonë në SHBA. Në vitin 2013, ish-shefi i eBay John Donahoe kishte deklaruar se ishte i hapur ndaj Bitcoin si mjet pagese.

Sidoqoftë, planet u shuan dhe pak më pak se dy vjet më vonë Donahoe u largua nga eBay.

PayPal gjithashtu i përkiste grupit në atë kohë, por shërbimi i pagesave në internet u nda në 2015./ATSH