‘’E ardhmja jonë’’, ekspozita nga vajzat rome zë vend në Komunën e Prishtinës

0
76

“Mënyra më e mirë për të parashikuar të ardhmen tonë është që ta ndërtojmë atë.”

Përmes projektit të UN Women, IPKO Foundation dhe Ambasadës së Mbretërisë së Bashkuar, tregojmë se si fuqia e artit mund të jetë pikënisja më e mirë për të thyer barrierat dhe për të luftuar stereotipet e shoqërisë sonë në përgjithësi.

Vajzat rome duke realizuar pikturat e tyre të bukura përbrenda ekspozitës “E ardhmja jonë” na tregojnë sot se si e shohin të ardhmen e tyre; pjesë e shoqërisë sonë, duke kënduar dhe duke vallëzuar së bashku, me të drejta të barabarta dhe me qasje në programet socio-kulturore e edukativo-sportive.

Kaq dëshirojnë, kaq duhet të ju ofrojmë si shoqëri.

Komuna e Prishtinës ka kënaqësinë e veçantë të jetë nikoqire e kësaj ekspozite mjaft domethënëse.

Ekspozita mbahet më 06 maj, në ora 14;00, në hollin e katit të dytë të ndërtesës së vjetër të Komunës së Prishtinës.

Ekspozita do të mbahet në përpuethshmëri të plotë me masat e qeverisë në luftën kundër pandemisë COVID-19.