Dy raste të dhunës familjare në Prizren për 24 orë

0
95

Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar në Policinë e Kosovës dy raste të dhunës familjare në rajonin e Prizrenit.

Një person është arrestuar dhe dërguar në mbajtje pasi ka kërcënuar me vdekje dhe ushtruar dhunë psikike ndaj vëllait të tij dhe familjarëve të tjerë.

Në rastin tjetër të cilësuar si dhunë familjare raportohet se pas një mosmarrëveshje rreth pronës dy të dyshuar janë fjalosur mes veti.

Të dyshuarit janë shoqëruar në stacion policor dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit rasti ka shkuar në procedurë të rregullt.