Disa arsye pse duhet të vizitoni Maltën

0
660

Malta është grupi i shtatë ishujve në detin Medhe, në jug të Sicilisë dhe në veri të Tunizisë.

Vetëm tre nga shtatë ishujt, Malta, Gozo dhe Kemna janë të banuar. Kemna. Më e vogla nga përmasa 2,5 kilometra me 1,5 kilometër, dikur ishte vendstrehim i banditëve e i piratëve.

Qeveria malteze udhëhiqet nga lideri i partisë me më shumë vende në Dhomën e Përfaqësuesve.

Parlamenti ndodhet në Pallatin e Mjeshtrit të Madh, dikur seli e mjeshtërve të mëdhenj të kalorësve të Maltës.

Malta ka qenë e banuar që prej 5200, para erës sonë, dhe tempujt e saj parahistorikë janë më të vjetër se piramadat. Civilizimi ekzistonte para se të arrinin fenikasit dh eta quanin ishullin Malath, apo “Parajsa e sigurt”, për shkak të brigjeve ku anijet  mund të strehoheshin. Thuhet se patroni i shenjtë i Maltës, Shën Poli, pasi I ishte fundosur anija, ishte bartur nga dallgët në brigje të Maltës, më 60, para erës sonë dhe katolicizmi romak ka ndikim të thellë në kulturën malteze.

Ishujt ishin seli e Urdhrit të kalorësve të spitalit të Shën Gjonit, apo kalorësit e Maltës, për shumë shekuj. Dikur pjesë e Perandorisë Britanike, Malta është pavarësuar, më 1964 ndërsa republikë është që nga viti 1974.

Në Maltë…

  • Në përvjetorin e parë të lindjes, fëmiut I vihen gjësende në tokë, dhe objekti të cilin e kap më së miri tregon se cfarë do të bëhet në jetën e mëvonshme: lapsi-shkrimtar; libri-mësues; termometri-mjek, e kështu me radhë. Kisha në Mgarr quhet “kisha vezë”, jo shkaku I kupolës në formë veze, por shkaku se ishte ndërtuar me para të fituara  nga shitja e vezëve.
  • Zagari i bukur e elegant Farao është racë kombëtare e Maltës.

Fakte rreth Maltës…

  • Është anëtarësuar në BE në vitin 2004
  • Sistemin politik e ka – Republikë
  • Ka 0,4  milionë banorë
  • Përdor euron si valutë
  • Valeta është kryeqytet
  • Gjuha malteze dhe anglishtja janë   gjuhë zyrtare
  • “Hello” dhe “Bongu” janë përshëndetje zyrtare

Valeta ka marrë emrin sipas Zhan Parisot de la Valleta-s, që mbrojti ishullin me sukses nga invadimi  ottoman, më 1565. Pos që është kryeqytet, është edhe port shumë i ngarkuar.

Malta sot…

Përparësitë ekonomike të Maltës janë pozita e saj, klima dhe fuqia e vyeshme punëtore. Ekonomia varet nga tregtia me jashtë meqë është pikë lidhëse për transportin detar në Mesdhe dhe 1,3 milionë turistë e vizitojnë cdo vit. Tekstili, elektronika  dhe shtypi janë të rëndësishme, sikurse edhe nxjerrja e gurit gëlqeror, mirëpo uji është i pakët. Malta dhe Tunizia  janë duke e diskutuar mundësinë e eksploatimit të naftës në shtratin e detit ndërmjet dy vendeve.

Valeta…

Qyteti i rrethuar me mure, Valeta, ishte ndërtuar në një kodër dhe ishte e fortifikuar. Ishte dizajnuar për të impresionuar dhe ende është qytet madhështor. Muzeu i saj arkeologjik ka koleksion të gjerë artefaktesh parahistorike. Shtatë tempujt megalitikë në Maltë dhe Gozo janë ndër monumentet më të vjetra në botë që ende qëndrojnë në këmbë. Tempulli nëntokësor i Hal Saflienit ishte ndërtuar rreth 2500, para erës sonë- një ndërtimtar e pati zbuluar kur po hapte themelet për të ndërtuar shtëpinë. Labirinti ka një varg dhomash nëntokësore të lidhura me korridore. Duhet të ketë qenë tempull, por më pas ishte bërë eshtërore-aty më vonë janë gjetur eshtrat e 7,000 njerëzve.

Ushqimi dhe pijet…

:Stuffat tal-fenek” apo gjyveçi i lepurit është gjellë tradicionale malteze. Hahet shumë edhe supa e peshkut “aljotta”. Sallata malteze me suxhuk, djathë, ullinj dhe lloje të ndryshme bishtajash është një vakt i dashur. Ata që hanë ëmbël, mund të kënaqen me imqaret, lloj ëmbëlsirash të mbushura me fill.

Kalorësit e Maltës…

Kalorësit e Shën Gjonit të Jerusalemit ishin anëtaarë të komunitetit të murgjve. Është formuar më 1085 për t’u  përkujdesur për të sëmurët në spitalin e Shën Gjonit në Jerusalem. Më vonë ata u bënë rendi ushtarak për të mbrojtur territorin e Tokës së Shenjtë  dhe mbronin rrugët e pelegrinëve mesjetarë. Më 1530, kalorësit erdhën në Maltë, pasi turqit i kishin dëbuar nga Rodi dhe qëndruan aty përherë.

BE dhe ndihma humanitare…

Për shkak të pozitës gjeografike të Maltës, aty janë evakuuar refugjatët libianë gjatë krizës së vitit 2011. BE-ja ndihmon në gjithë situatat e tilla të krizës, përfshirë Irakun, Afganistanin  dhe pjsë të Afrikës. Ajo ndihmon edhe vendet pas konfliktit. BE-ja ka nxjerrë nëpërmjet transportit ajror e detar më shumë se 5,800 evropianë nga Libia  në vend të sigurt. Më shumë se gjysma e 27 shteteve anëtare të BE-së kanë ofruar anijet, aeroplanët dhe ndihma për t’u mundësuar 20,000 punëtorëve emigrant që të ktheheshin në vendlindjet e tyre. Nga gjysma  e vitit, BE-ja ka kontribuar me 150 milionë euro  ndihma humanitare gjatë krizës.

Ndarja e ndihmës

Politika e BE-së për ndihmën humanitare është:

  • Shpërndarja e ndihmave nëpërmjet Zyrave humanitare të Komisionit Evropian (ECHO). ECHO-ja ka buxhet vjetor prej 700, 000 eurosh dhe jep ndihma si ushqime, tenda dhe medikamente. Detyrë e saj është të ruajë jetën e njeriut dhe dinjitetin. Po ashtu financon ekipe mjekësore dhe pastrimin e minave dhe që prej 1992-s ka punuar në 100 vende.
  • Ndërtimi i rrjetit të fuqishëm me organizata të tjera si ato joqeveritare (OJQ), agjencitë e specializuara të Kombeve të Bashkuara dhe Kryqin e Kuq Ndërkombëtar.

Ndihma shpërndahet në tri mënyra:

  • Ndihma emergjente mund të jetë në formë të parave, por edhe të produkteve esenciale, ose të financohet rindërtimi;
  • Ndihma ushqimore mund të jetë ndihmë e rregullt afatgjatë për vendet që përballen me thatësinë e urinë, ose me furnizime emergjente në raste katastrofash;
  • Ndihma për personat e zhvendosur; u ndihmon atyre derisa të kthehen në shtëpi, apo të akomodohen diku tjetër. /Të nisemi për në Evropë/OxygenPress.info

 

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu