Diplomon piloti i parë i FKS-së

0
54

Nëntogeri Afrim Zabeli është diplomuar në Turqi si piloti i parë i FSK-së, që sot  pritet të marrë mandatin e Ushtrisë.

Afër tij duket  edhe komandanti i Brigadës së Mbështetjes Operacionale, Naim Haziri.

Po i njëjti duket të jetë tejet i gëzuar me të arriturat e nëntogerit Zabeli.

Lajmin e ka bërë të ditur oficeri i FSK-së, Naim Haziri, përmes rrjetit social Facebook.

“Ndjenjë e veçantë krenarie në diplomimin e Pilotit të parë të FSK-së, Nëntoger Afrim Zabeli. Sukseset e panumërta të FSK-së dhe ngritja e vazhdueshme e kapaciteteve tona tash përfshijnë edhe pilotin e parë. E ardhmja e FSK-së, e ardhmja e Kosovës. Përgëzova pilotin dhe në emër të institucionit tonë shpreha përkushtimin për profesionalizimin e mëtejshëm të FSK-së. Ky fund i vitit 2018 po shënohet me data e ngjarje të papërsëritshme. Urime Kosovë!” ka shkruar ai.

Sipas tij, sukseset e panumërta të FSK-së dhe ngritja e vazhdueshme e kapaciteteve tona tash përfshijnë edhe pilotin e parë.