Dikur profesor muzike në Paris, tash u kthye në Shqipëri, Vlashent Sata tregon arsyen pse zgjodhi të kthehet në vendlindje

0
160

Vlashent Sata , muzikant dhe profesor muzike i ftuar në emisionin Oxygen ka treguar për këngën e fundit që ka publikuar, këngë e cila është dedikim për babain e tij dhe për dashurinë e tij ndaj profesionit që ka.

Mesazhi i kënfës së fundit të Vlashentit është se nuk e di se cili është momenti i fundit dhe përqafimi i fundit me dike andaj duhet të shijosh momentet me personat që i ke për zemër.

“Kënga ime e fundit e titulluar “Frymë”, është këngë e punuar nga unë dhe e animuar nga dy artista të rinjë në Shqipëri, Shpresoj që është kënga e fundit e këtij lloji sepse flet për momentin e fundit kur e përqafon dikë dhe nuk e di se është i fundit. Këtë këngë ia kam kushtuar babait tim. Kjo këngë ka shumë dashuri dhe është punuar me shumë mund. I falenderoj të gjithë që kanë punuar në këtë projekt. Në këtë periudhë kur të gjithë po i humbin ata që i duan, kisha dëshirë me qenë afër tyre me këtë projekt.” thotë Sata.

Dikur profesor muzike në Paris, tash u kthye në Shqipëri, Vlashent Sata tregon arsyen pse zgjodhi të kthehet në vendlindje.

“Jam i lumtur për faktin se mund të jetoj me muzikën time, e pëlqej çka bëj dhe është version im më i mirë. Kam studiuar në Paris dhe pastaj kam dhënë mësim si profesor në Paris për 13 vite, kisha koncerte dhe doja të shkëputësha. Arrita të bëhesha profesor, por nuk isha i përmbushur sepse doja koncerte, aty ndihesha mirë. Kjo ishte arsyeja pse u ktheva në Shqipëri të bëj atë çka dua.” thotë Sata.

Sipas Vlashentit njeriu ndonjëherë është ose politikan ose njeri, shpresoj të jenë të dyjat

“Kosova është më përpara se Shqipëria, Për mendimin tim personal jeni me fat që këni atë presidente dhe kryeministër. Njeriu ndonjëherë është ose politikan ose njeri, shpresoj të jenë të dyjat. Mua nuk më pëlqen politika por duhet të angazhohemi të gjithë dhe të mendojmë se është shtëpia jonë. Kosova për mua është më e veçantë se Shqipëria sepse e njoh më pak edhe më mërr malli më shumë.” thotë Sata.

ZA Fest, festivali i cili mblodhi shumë këngëtarë që veprojnë jashtë vendit, festival i krijuar nga Vlashent Sata.

“ZA Fest është një festival i cili mbahet në Shqipëri. Ky festival është krijuar rastësisht. Isha në Theth për pushime dhe mikpritja më solli idenë që të krijoj diçka në atë vend. Më erdhi idea të krijoj një festival I cili bashkoi të gjithë shqiptarët kudo ishin, festival I cili ishte shqip dhe kjo I hiqte komplekset njerëzve të cilët nuk e flisnin gjuhën e vet. Ftova Elina Dunin, Armend Bajktarin e shumë miq të mi që të mbanim këtë koncert. Kosova ka qenë një pjesë e rëndësishme e këtij eventi. Ky është viti i 5 që do të mbahet ky festival. Ky festival kërkon punë orgjinale dhe dashuri me u bashku për artin.” thotë Sata.

Për fund Vlashenti shton se e ka marr malli për shqiptari, njerëzit me nejt bashkë, me e taku njëri-tjetrin

“Më ka marr malli për shqiptari, njerëzit me nejt bashkë, me e taku njëri-tjetrin, jo të flasim kush është i sëmurë e lajme të këqija. Ne jemi vend që meritojmë shumë dhe njerëz që meritojmë shumë. Do të më gzonte shumë fakti nëse njerëzit nuk do të kishin detyrim të iknin nga vendi i tyre. Më dhemb ky fakt sepse njerëzit kanë sakrifiku me jetu në vendin e tyre, shpresoj që vendi ynë të jetë një shtëpi e mirë dhe e dobishme për të gjithë.” shton për fund Sata./oxygenpress.info