Dashuri në fund të detit, shfaqje me kukulla për fëmijë në teatrin Dodona, Prishtinë

0
126

DASHURI NË FUND TË DETIT

SHFAQJE ME KUKULLA PËR FËMIJË

Legjenda thotë: ”Kush e gjen medalionin magjik, botën do ta sundojë”. Një pirat i vetmuar lundron detit të pafund në kërkim të medalionit. Në një stuhi në det, pirati e shpëton një princeshë nga valët e detit dhe i kërkon që ajo të zhytet në det për ta kërkuar medalionin, pasi atë vetem një person me shpirt të pastër guxon ta prekë me dorë. Princi i mbretërisë së detit e shpëton Princeshën nga kthetrat e oktapodit të madh dhe aty e kuptojnë se para shumë kohësh ata kishin luajtur bashkë. Pirati merr një porosi në shishe dhe e kupton se s’ka çfarë të bëjë pos të pres, të lundrojë nëpër det dhe të shpresojë ta gjej thesarin.

autor dhe regjisor: Valdet Rama
kukullat dhe skenografia: Valdet Rama
dizajni i dritave: Skender Latifi
konsulente: Rina Rama
skicat e skenës dhe kukullave: Rinor Rama
luajnë:
Roza Berisha Fejzullahu
Avni Hoti
producent: Rinor Rama
mosha: 3+

Mbështetur nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve

Biletat mund të rezervohen çdo ditë pune (e hënë-e premte), prej orës 12:00 – 15:00, vetëm përmes telefonit 038-230-623. Në ditët kur ka shfaqje për fëmijë, të shtunën dhe të dielën, nuk mund të bëhen rezervime dhe biletat do të shiten vetëm për ata që i kanë rezervuar ato ditëve të javës.