“Boll trupa u përdhunun, e besa shum prej tyne n’vetvrasje përfundun”

0
109

Nga Fisnik Xhelili

Besa jena lodh tu u shtirr se nuk e pam,
E besa se edhe nuk e ndigjum.
Boll mo!
Boll trupa u përdhunun,
E besa shum prej tyne n’vetvrasje përfundun,
Nji barrë t’till s’mujtën me përballu.
Leni t’ecin rahat rrugës,
Pa mos me ju shku mrapa,
E pa mos me ju fishkllu.
E kurr terri ka mi gjet t’vetme n’rrug,
Le t’ndjehen t’sigurta.
Le ta msojm njiher e mir,
Se trupi i tjetrit asht vetëm i tyne,
nuk asht pronë publike.
Se nuk asht faji viktimës,
Nëse dhunuesi s’ka mujt me kontrollu veten.
Boll tham se “Vet e ka lyp” ,
Faji asht i dhunusit.
Msonje nji her e mir,
Se s’ka rransi çka ka pas vesh,
Po dhunusi duhet me u dënu.
E nëse ty najher t’ndodh najsen e till,
Ku t’kërcnohet hapsina personale,
Bërtit!
Çoje zanin!
Se nuk je pron e askuj,
Pos e vetes tane.
Le t’jet kjo thirrja e fundit
Boll mo viktimat i kena fajsu,
Kjo asht thirrja e fundit që krejt na me u vetëdisu.
Se kjo dukuri s’asht normale,
E krejt na bashk duhet me e dënu.
Le t’jetë kjo thirrja e fundit
Që t’krijojm nji mjedis t’sigurt për të gjithë na
Ku dhunuesi dënohet,
E viktima s’fajsohet po veç se ndihmohet.