Bimët e ndjejnë kur ne i hamë!

0
843

Empatia ndaj kafshëve është njëra nga arsyet kryesore pse disa njerëz janë vegjetarianë.

Vegjetarianë janë peronat që nuk e konsumojnë mishin.

Përveç ushqimit ata shmangin edhe veshjet me produkte të kafshëve. Sipas tyre njeriu mund të jetojë shëndetshëm pa nevojën për të konsumuar mish.

Perimet dhe bimët e ndryshme kanë mjaftueshëm ushqyeshmëri për organizmin tonë.

Mirëpo, sipas disa studimeve të fundit edhe ushqyeshmëria me bimë nuk del të jetë më e mira.

Hulumtimet nga Universiteti i Misurit kanë treguar se bimët mund të ndiejnë kur do të hahen.

Studimi u krye në bimën Arabidopsis, bimë kjo e ngjashme me lakrën dhe brokolin.

Studiuesit bënë një incizim audio të dridhjeve që bën kur i ha gjethet e bimës, duke ardhur në përfundim që bimët mund të ndjejnë ose dëgjojnë dridhjet në një farë mënyre.

Ata bënë edhe një eksperiment tjetër ku stimuluan dridhje dhe vibrime natyrore si zhurma e erës apo diçka tjetër që bimët mund të hasnin.

Rezultatet ishin mahnitëse dhe të çuditshme në të njëjtën kohë.

Shkencëtarët erdhën në përfundim se kjo bimë krijon vajra mesatarisht toksike kur hahet nga vemja dhe i dërgon ato vajra nëpër gjethet e saj duke u përpjekur të mbajë grabitqarët në këtë rast vemjen larg.

Pra hulumtimi zbuloi se kur bimët ndjenin ose dëgjuan “goditje dhe dridhje” nga vemja, ato lëshuan vajra toksike shtesë, mirëpo e njëjta nuk ndodhi kur u dëgjuan “dridhjet natyrore”.

Heidi Appel, shkencëtar i lartë në Divizionin e Shkencave të Bimëve në Kolegjin e Bujqësisë, Ushqimit dhe Burimeve Natyrore dhe Qendrës së Shkencave të Jetës Bond në Universitetin e Misurit u shpreh se hulumtimet e mëparshme kanë rezultuar se si bimët reagojnë ndaj energjisë akustike, duke përfshirë muzikën dhe dridhjet e tjera natyrale.

Megjithatë, sipas tij i rëndësishëm është shembulli i parë i asaj se si bimët i përgjigjen një vibrimi ekologjikisht të rëndësishëm.

Ai tha se ne kemi zbuluar që dridhjet e të ushqyerit rezultojnë me ndryshime në metabolizmin e qelizave të bimëve, duke krijuar kimikate mbrojtëse që mund të sprapsin sulmet nga vemjet.

Pra sipas këtij studimi kafshët, shpezët dhe produktet e detit nuk janë të vetmet që ndjejnë,  e as bimëve nuk u vije mirë kur ne i  hamë./OxygenPress.info

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu