Biden rrit numrin e refugjatëve

0
32

Presidenti amerikan, Joe Biden do të rrisë numrin e refugjatëve që lejohen të hyjnë në SHBA deri më 15 maj, njoftoi Shtëpia e Bardhë.

“Qëllimi i presidentit Biden për të lejuar 62 500 refugjatë brenda vitit fiscal, që arrin kulmin në fund të shtatorit, duket i pamundur, sepse sistemi i emigracionit të SHBA-së u shkatërrua nga ish-presidenti Donald Trump”, tha zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki.

“Me atë që kemi bërë, ne presim që Presidenti të vendosë rritjen e kufirit përfundimtar të refugjatëve për pjesën e mbetur të këtij viti fiskal deri në 15 maj”, shtoi ajo.

Megjithëse urdhri i Biden të premten nuk e rrit kufirin siç u zotua, ai do të përshpejtojë pranimet e refugjatëve.

Ai gjithashtu do të hapë pranimin e refugjatëve në rajone të përjashtuara nga ish-presidenti Trump./ATSH