Bebe Rexha flet për konfliktin Dua-Rita: ‘Jam përpjekur shumë’

0
384

Dua Lipa dhe Rita Ora nuk janë shoqe të ngushta, ose më mirë të themi, nuk janë aspak shoqe. Konfliktin e famshëm, për të cilin asnjë prej tyre nuk ka folur publikisht, e ka konfirmuar edhe Bebe Rexha në një intervistë të fundit për tabloidin britanik The Sun.

Bebe u shpreh se albumi i saj i dytë, “Better Mistakes”, përmban bashkëpunime me Doja Cat, Travis Barker dhe Ty Dolla $ign, megjithatë shprehu keqardhje për një bashkëpunim që nuk u realizua dot – ai me Dua Lipën dhe Rita Orën. Bebe tha se u mërzit shumë që nuk realizoi një këngë me to dhe Ava Max. Sipas saj, bashkëpunimi ka gjasa të mos realizohet kurrë për shkak të marrëdhënies së Duas dhe Ritës.

Në një deklaratë të kujdesshme, Bebe u shpreh:

“Jam përpjekur me të vërtetë. Nuk e di se çfarë ka ndodhur ose për çfarë është drama. Jam përpjekur të vendos paqe dhe t’i bashkoj vajzat. Do të doja shumë të bënim diçka të gjitha bashkë, por nuk jam e sigurt nëse do të ndodhë. Nuk dua të flas më tepër për këtë.”

Bebe është e mendimit se konkurrenca mes tyre mund të jetë rritur për shkak të presionit të të qenit grua në industrinë e muzikës.

“Është e çuditshme sepse unë e di si është që të jesh vajzë dhe ne ndonjëherë bëhemi shumë konkurruese. Nuk po flas për vetëm për veten, Duan, Ritën apo Ava Max, po flas për gratë në përgjithësi.”

Bebe shtoi se ka një konkurrencë të fshehtë, megjithatë theksoi se është krenare që të katërta “kanë të njëjtën origjinë dhe vijnë nga i njëjti vend”.

Rita dhe Dua kanë jetuar të dyja në Londër dhe për më tepër kanë ndjekur të dyja të njëjtin gjimnaz, që do të thotë se vijnë pothuajse nga i njëjti rreth shoqëror. Mendohet se konflikti mes tyre nisi kur Dua i zuri vendin Ritës në fushatën e marketingut të Adidas. Gjithashtu, është aluduar se Elena Ora, motra e Ritës, e cila ka punuar në një kompani të rëndësishme muzikore, nuk e ka mbështetur Duan në fillimet e karrierës sepse trembej mos eklipsonte Ritën.

Por bota është e vogël. Nëse Dua dhe Rita s’mund të jenë shoqe, ndoshta fëmijët e këngëtareve do të jenë miq një ditë, ashtu si dikush gjyshërit e tyre