Ato që nuk i keni ditur për Rumaninë

0
564

Rumania kufizohet me Hungarinë në perëndim, Serbinë në jugperëndim dhe Bullgarinë në jug. Ukrainën e ka në veri dhe lumenjtë në Danub e Prut formojnë kufirin natyror më Moldavinë në verilindje.

Pas Luftës së Dytë Botërore, Rumania ishte shtet komunist prej 1947 deri më 1989, kur diktatori Nikollae Caueshesku, që kishte sunduar nga viti 1965, është rrëzuar  nga kryengritja mbarëkombëtare. Ai dhe bashkëshortja janë ekzekutuar, më 21 dhjetor 1989, kurse Kushtetuta e re është miratuar, më 1991.

Rumania sot…

Sot, Rumania është republikë me sistem shumëpartiak dhe ekonomi tregu. Nëntëdhjetë për qind e banorëve janë rumunë, 7,5 për qind hungarezë  dhe pjesa tjetër pakicë rome. Vendi është i pasur, kurse veturat “Dacia”, nafta, gazi, përpunimi i metalit, hekuri, bakri e boksiti, veshmbathje, tekstili e softuerët, janë të rëndësishme për ekonominë e tij.

Në Rumani…

  • Gjuha ka prejardhje nga latinishtja, sikurse edhe italishtja.
  • Stilografi është shpikur së pari nga matematikani, fizikani dhe inxhinieri, Petraki Poenaru.
  • Deti i Zi është i kaltër, I gjelbër e ndonjëherë gri, por kurrë i zi..
  • Parlamenti rumun, dikur Pallati i Popullit, është ndërtesa më e madhe administrative në botë pas Pentagonit.

Fakte rreth Rumanisë…

  • Është anëtarësuar në BE në vitin 2007
  • Sistemin politik e ka- Republikë
  • Ka 21,5 milionë banorë
  • Përdor lekun si valutë
  • Bukureshti është kryeqytet
  • Rumanishtja është gjuhë zyrtare
  • “Alo” është përshëndetje tipike

Transilvania…

Në Transilvani, në Karpatet e Jugut, ka 200 fshatra të bukura, të ndërtuara ndërmjet shekujve trembëdhjetë e pesëmbëdhjetë, secili me nga një kishë të fortifikuar ku fshatrat do të mund të strehoheshin po të sulmohej fshati i tyre.

Sigishoara është një nga qytetet e vjetra më të ruajtura në Evropë. Është i njohur për rrugët më kalldrëme, shtëpi të bukura, kalatë dhe kullat mbrojtëse të ndërtuara nga klasa punëtore.

Delta e Danubit…

Danubi rrjedh në Rumani përmes Vjenës, Bratisllavës, Budapestit dhe Beogradit e u jep fund 2,860 kilometrave, duke u derdhur në Detin e Zi, Delta e Danubit është parajsë për bimësinë, kafshët e shpezët e egra me 3,450 lloje kafshësh. 1,700 lloje bimësh dhe numrin më të madh të grupeve të shpezëve në Evropë. Zogjtë migrojnë aty nga Kina e Afrika, në pranverë mund të shihen edhe pelikanët e bardhë të Egjiptit dhe patat e Arktikut në vjeshtë. Është vendbanim i  pelikanëve, shqiponjave bishbardhë, gatave, ibisit si edhe i macave të egra, dhelprave e ujqve.

Kë e njihni?

Në Lojërat Olimpike të Montrealit, më 1976, Nadia Komaneci, e lindur në Rumani ishte e para në historinë e gjimnastikës, që u shpërblye për numrin maksimal të 10 pikëve. Xhoni Veismyllerr nga Temishoara, ishte Tarzani i serisë së filmave të prodhuar gjatë viteve 1929-të e ’30-të. Dramaturgu Eugjeni Jonesku, kompozitori Gjorgj Enesku dhe disenjatori i flutarakëve Henri Koanda, të gjithë ishin rumunë.

A keni uri?

Supa me qofte mishi dhe “sarmale”, janë shumë të popullarizuara. Fëmijët shërbehen me “turta dulce”, lloj keku me xhenxhefil.

Drakulla i vërtetë…

Transilvania njihet edhe si vendlindja e legjendave të vampirëve. Vojvoda famëkeq Drakulla u lind Sigishoara më 1431 e pati vdekur në një betejë më 1477. Ai qe bërë princ i Vllahisë, por zakoni i tij i tmerrshë, që t’i vriste armiqtë duke i ngulur në hunj ia pati dhënë nofkën “Vojvoda vjerrës”, apo “Vojvoda i hunjve”. Bram Stoker, një shkrimtar irlandez kishte lexuar për “Vojvodën e hunjve” dhe romanin e tij “Drakulla”, i vitit 1897.

BE, edukimi, trajnimi dhe të rinjtë…

Politikat e edukimit vendosen nga secili shtet i BE-së.Mirëpo ka edhe një varg synimesh të përbashkëta. Programet e BE-së u mundësojnë njerëzve që të studiojnë, apo trajnohen jashtë vendit. Ndërmjet viteve 2007 e 2013, 7 miliardë euro do të shpenzohen në këto programe:

  • Leonardo da Vinci ofron trajnime profesionale dhe punësime të të rinjve jashtë vendit si edhe inkurajon bashkëpunimin ndërmjet bizneseve e instituve të trajnimeve profesionale;
  • Erasmus u ndihmon studentëve që të studiojnë në shtete të tjera të BE-së;1,5 milion student kanë përfituar që nga viti 1987.
  • Grundtvig financon programet e edukimit për të rritur, sidomos duke inkuadruar edhe partneritetin ndërmjet vendeve;
  • Comenius financon bashkëpunimin ndërmjet shkollave dhe mësuesve në vende të ndryshme;
  • Erasmus Mundus synon që të rrisë cilësinë në edukimin e lartë nëpërmjet bursvae dhe bashkëpunimit akademik ndërmjet Evropës dhe pjesës tjetër të botës.

Nëpërmjet këtyre programeve, BE synon që:

  • T’i mirëpresë studentët dhe mësuesit nga shtetet jashtë BE-së, sidomos nga vendet që duan të anëtarësohen;
  • Të thyejnë kufijtë, duke prezantuar dokumente Europass që krijojnë kualifikime që njihen nga të gjitha vendet;
  • Të krijojë Institutin Evropian të Teknologjisë e Inovacionit të Arsimit të Lartë
  • Të rrisë mundësitë me më shumë njohuri për shtetësinë e BE-së nëpërmjet programit Rinia në aksion, duke ua mundësuar atyre që të bëjnë punë vullnetare në vende të tjera në Shërbimin Vullnetar Evropian. /Të nisemi në Evropë./OxygenPress.info

 

 

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu