Ankthi – Poezi nga Ali Podrimja

0
680

Toka ime digjet, toka ime e dashur,

balli im i ngrysur,

pishë…

Caqet e tua herët t’i kam përbirë me hijet e mia,

Kosovë, përrallë e lashtë!

Herët m’i ke lidhur këmbë e duart me skamje,

vuajtje e vdekje…

Medet, kë më parë të shpëtoj: veten apo zogjtë

e ngrirë n’ajër?

Nipave ç’tu them për këngën time të vdekjes?

– Heu, edhe kryet po të ma hiqni, tjetra do t’më

kish mbirë!

Toka ime digjet

në çdo pëllëmbë të trupit tim – toka e mallkuar../OxygenPress.info

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu