Ambasadorja Demiri: Ja çfarë më tha presidenti i Izraelit për Kosovën

0
301

Presidenti i Izraelit Reuven Rivlin e takoi përzemërsisht ambasadoren e Kosovës, Ines Demiri, gjatë pritjes për trupin diplomatik në Jeruzalem me rastin e Ditës së Pavarësisë së Izraelit.

Presidenti i Izraelit Reuven Rivlin e takoi përzemërsisht ambasadoren e Kosovës, Ines Demiri, gjatë pritjes për trupin diplomatik në Jeruzalem me rastin e Ditës së Pavarësisë së Izraelit

“Më uroi mirëseardhjen si ambasadore e Kosovës në Izrael. Jam shumë i lumtur t’u shikoj juve dhe Kosovën mes nesh”, tha Demiri për Izraeli Sot.

Kosova hapi ambasadën e saj më 14 mars në Jeruzalem, ndërsa Izraeli dhe Kosova i lidhën zyrtarisht marrëdhëniet diplomatike, më 1 shkurt 2021, pasi më parë kishin njohur njëri-tjetrin më 4 shtator 2020 në marrëveshjen e nënshkruar në Uashington.

I pranishëm në cermoni ishte edhe Ambasadori Shqipërisë, Bardhyl Canaj.