Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë thotë se mbledhja e dy qeverive para pak ditësh u ka dhënë shumë detyra

0
63

Në shënimin e 106 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë, Ambasada e Shqipërisë  kishte organizuar një event, të pranishëm ishin  personalitete të shumta të jetës politike dhe kulturore, shkruan OxygenPress.

Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi, u shpreh se në këtë organizim do të duhej të ishte e gjithë Kosova, duke e quajtur kështu si festa më e lavdishme e popullit shqipëtar.

“Festa e Skënderbeut që për herë të parë solli lirinë në Krujë me 28 Nëntor të vitit 1444, vazhdojmë me festën e plakut të maleve Ismail Qemalit, vazhdojmë me betejën heroike të legjendarit të shekullit tonë i paharruari Adem Jashari. Adem Jashari simbol i simbolit kombëtar sepse është martiri i fundit, komandanti i fundit që me emrin e tij shkruajti historinë nën ciklin e Skënderbeut për mëmëdheun”, u shpreh ai.

Minxhozi ka thënë se mbledhja e mbajtur para pak ditësh në mes dy qeverive ishte shumë e rëndësishme. Duke shtuar se si e tillë  u ka dhënë detyra shumë të mëdha.

Minxhozi tutje ka thënë se ato do të plotojnë procesin në integrimet evropiane po edhe amanetin e dëshmorëve  që dhanë jetën për kombin shqiptar./OxygenPress.info

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu