Albumi “Dedication” i Astrit Stafait, dedikim për prindërit e tij është gërshetim i këngëve të bukura shqipe

0
61

Astrit Stafai i ftuar në emisionin Oxygen ka treguar më shumë rreth albumit të tij “Dedication” i cili është publikuar së fundmi.

Albumi “Dedication” i Astrit Stafait, dedikim për prindërit e tij është gërshetim i këngëve të bukura shqipe

“Këngët e albumit janë gërshëtim këngësh nga gjuha jonë e bukur shqipe. Problemi ka qenë përzgjedhja e tyre. Përgjegjësia ka qenë edhe më e madhe duke e marrë parasysh që ky album ka qenë dedikim. Këto këngë i kam realizuar edhe si videoklipe. Kritikët e muzikës më kanë dhënë fjalë të mira, mesazhet prej të gjithëve kanë qenë pozitive. Kjo për arsye se jam munduar me gjithë shpirt në mënyrën me të sinqertë me i kujtu figurat e mëdha që kanë kontribuar në art, e që për fatin tim kanë rastis të jenë edhe prindërit e mi të dashur.” thotë Stafai.

Albumi i Astrit Stafait ka këngë me përmbajtje artistike dhe dedikuese, arsyeja kjo edhe pse u titullua “Dedication”

“Albumi fillimisht ka qenë i destinuar që të quhet Dedikimi, por për arsye që kam miq në gjithë botën, është titulluar “Dedication” që të kuptohet nga të gjithë. Ky album dhe këngët që kam përmbledhur kanë rëndësi të veçantë për mua sepse është dedikim dhe jam munduar të bëj një lidhje të jetës sime përmës këtyre këngëve nga vaji kam dal në gëzim në fund. I kam kujtu me muzikë prindërit e mi sepse ka qenë amaneti i tyre. Besoj që e kam dëgju fjalën e mamit dhe babit deri në fund, kjo është arritja ime më e madhe.” thotë Stafai.

Sipas artistit Astrit Stafi e bukura, e mira, arti, muzika dhe shpirti do sakrificë

“E bukura, e mira, arti, muzika, shpirti do sakrificë dhe shpërblimi i vetëm është me e kënaq audiencën me art të mirë. Ne jemi luftëtarë të së mirës, lehtë është me e zgjedhë rrugën e muzikës jo të mirë. Por kjo është ushqim shpirtëror që arrihet gjatë gjithë jetës, asgjë nuk është rastësi duhet me u rritë me këto vlera muzikore. Jam mundu me i kujtu të gjithë artistët që nuk janë më në mesin tonë, shteti duhet më kontribu për të gjithë këta artistë me vlera sa janë gjallë, sepse kanë kriju e vepru për këtë vend, këtë tokë.” shton për fund Astrit Stafai/ oxygenpress.info