Aktakuzë për krim të organizuar, blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje të paautorizuar të narkotikëve dhe mbajtje në pronësi të armëve

0
33

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamenti Special, kundër të pandehurve me inicialet T. S, A. B, S. R, F.R  dhe A .Rr., për shkak të dyshimit se të njëjtit aktivisht morën pjesë  në veprimtari kriminale të grupit, për të kryer një apo më shumë vepra penale, duke e ditur se pjesëmarrja e tillë  do të kontribuoj në realizimin e veprimtarisë   kriminale. Të lartcekurit kanë kryer veprat penale “Krim i organizuar” nga neni 277 paragrafi 1 të KPRK-së, në lidhshmëri edhe me veprën “Blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje të paautorizuar të narkotikëve të rrezikshëm dhe substancave psikotropike” nga neni 267 paragrafi  2  lidhur me nenin 31 të KPRK-së.​

Gjithashtu, i akuzuari, A.B., ka mbajtur në pronësi dhe në kontroll, një armë gjahu, dy tytëshe dhe 32 fishekë të kalibrave të ndryshëm në kundërshtim me ligjin e zbatueshëm lidhur me armët e tilla të cilat janë konfiskuar nga Policia e Kosovës. Me këto veprime i akuzuari ka kryer veprën penale “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 366 paragrafi  1 të KPRK-së.