Abdixhiku: Dështimi në sigurimin e vaksinave s’guxon të zëvendësohet me sulm ndaj mediave

0
50

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka reaguar pas intervistimit të drejtorit të Gazetës Insjaderi, Parim Olluri, duke thënë se dështimi në sigurimin e vaksinave nuk guxon të zëvendësohet me sulm e kërcënim ndaj mediave.

“E vërteta është interesi i vetëm publik. Mediat kanë për detyrë të nxjerrin këtë të vërtetë; pushteti – që i ka krejt – ka për obligim t’i gjejë vaksinat. Fjalë e arsyetime kemi pasur plot. Punë s’po shohim dot. Kërcënimi s’është punë; e as që bën punë”.

Ai, përmes një postimi në Facebook, ka deklaruar se e vërteta është se për një muaj të Qeverisë Kurti 2 kanë qenë 293 të vdekur nga COVID-19 dhe 0 vaksina.

“Dobët, dobët shumë. 1 muaj qeverisje. 293 kosovarë të vdekur. 0 vaksina. Kjo është e vërteta. Në këtë të vërtetë të dhimbshme duhet të fokusohet energjia e pushtetit”.