44 miliardë euro në makinat e së ardhmes

0
71

Gjiganti gjerman i automobilave ”Volkswagen” njoftoi se do të investojë deri në 44 miliardë euro, deri në fund të vitit 2023 në makinat elektrike dhe autonome, si dhe në shërbimet lëvizëse dhe digjitale.

”Kompania ”Volkswagen” ka vendosur si objektiv në strategjinë e saj për përshpejtimin e ritmit të investimeve. Ne do të përqendrojmë investimet tona në fushat e së ardhmes “, ka thënë drejtori i përgjithshëm, Herbert Diess pas një takimi të Bordit Mbikëqyrës, shkruan Atsh.

VW, i cili tre vitet e fundit ka qenë i përfshirë në skandalin e trukimit të pajisjeve të emetimit të gazrave tek automjetet dizel, po rrit në mënyrë të konsiderueshme shpenzimet në fushën e teknologjive që konsiderohen të pastra./OxygenPress.info

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu