SHBA: Nëse Rusia pushton Ukrainën, gati të kundërpërgjigjemi

0
411

Jemi shumë të shqetësuar për planet që Rusia ka ndaj Ukrainës, deklaroi sot sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken në Riga duke vënë në dukje se ka prova mbi planet e mundshme për një agresion të Moskës kundër Ukrainës.

”Ne nuk e dimë nëse Putini ka marrë vendimin për ta pushtuar, por ne duhet të jemi të përgatitur për të gjitha eventualitetet”, shtoi Blinken.

”Nëse Rusia pushton Ukrainën, ne jemi gati të veprojmë”, theksoi ai.

”Megjithatë, për Uashingtonin dhe për aleatët, rruga kryesore për zgjidhjen e konfliktit mbetet ajo diplomatike. Po ia themi qartë Kremlinit se ne do të reagojmë”, përsëriti Blinken duke cituar një ”serë masash ekonomike me ndikim të madh që i kemi shmangur nga hyrja në fuqi”.

Më pas, duke iu përgjigjur pyetjeve, në një konferencë për shtyp në fund të takimit të NATO-s në Riga, kreu i diplomacisë amerikane këmbënguli që për momentin nuk kishte  ndërmend të zbulonte më shumë detaje për kushtet e reagimit.

”Por, nëse do të duhet, ato do të diskutohen me Moskën në kohën e duhur”, deklaroi Blinken.

Ai nënvizoi angazhimin e përbashkët mes aleatëve për pasojat në rast sulmi.

”E gjithë kjo për të bindur Putinin që t’i largohet kësaj rruge”, nënvizoi sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken.