Shefi i BE-së: Çështja e të pagjeturve vazhdon të mbetet një nga temat më të dhimbshme për Kosovën

0
259

Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog, ka thënë  se një nga temat më të dhimbshme në Kosovë vazhdon të jetë ajo e personave të zhdukur.

Ai kështu deklaroi sot derisa mori pjesë në hapjen e ekspozitës “Më i mirë ish varri sesa mos me ditë”.

“Çështja e personave të pagjetur në Kosovë, vazhdon të mbetet një nga temat më të dhimbshme për njerëzit e Kosovës. Sot mora pjesë në hapjen e ekspozitës “Më i mirë ish varri sesa mos me ditë”, e cila më la mbresa të thella”,ka thënë Szunyog në Twitter.