Ndryshojnë dy masa, shkurtohet ora policore dhe zgjatet orari i punës i gastronomisë

0
1626

Drejtori i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi, ka thënë për Klan Kosovën se do të ketë ndryshim të masave anti-COVID vetëm sa i përket lirisë së lëvizjes dhe gastronomisë.

Ibrahimi potencoi se nga shtetet e Evropës Juglindore vetëm Kosova është aktualisht me orë policore, dhe se ora policore do të zgjatë nga ora 00:00 në 05:00 të mëngjesit.

Ndërkaq, sa i përket orarit të gastronomisë, ata do të lejohen të punojnë deri në ora 23:00.

Mirëpo, vendimet tjera do të mbeten në fuqi sikur ai i bartjes së obligueshme të maskës.