Shoqata e Kimistëve Kantonalë të Zvicrës ka ekzaminuar mbi 300 dyqane virtuale që shesin ushqime dhe ka gjetur se informacioni mbi alergjenët ose përbërësit e përdorur ishte i paplotë ose mungonte plotësisht në 78 për qind të këtyre faqeve, transmeton albinfo.ch.
Ndryshe nga blerjet në dyqan, detajet në lidhje me vendin e prodhimit ose përbërësit nuk janë të shënuara në etiketë, edhe pse ky informacion kërkohet nga ligji zviceran.
Konsumatorët gjithashtu duhet t’i kushtojnë vëmendje devijimit të produkteve nga përdorimi i tyre fillestar.
“Për shembull, shtesat ushqimore që janë të destinuara për kafshë, të tilla si tigrat, dhe të cilat gjithashtu rekomandohen për konsum njerëzor”, paralajmëron shoqata.