Pesë gjëra që mund të sigurojnë një gjumë të mirë dhe të rehatshëm

0
515

Gjumi është një aspekt i rëndësishëm i funksionimit të përditshëm, i cili ndihmon në mbajtjen e trupit të shëndetshëm. Gjithashtu mban shëndetin e lëkurës duke lejuar rigjenerimin e qelizave.

Mungesa e gjumit mund të prishë orën tuaj të brendshme të trupit dhe të shkaktojë një mori problemesh të cilat të gjitha mund të reflektojnë në lëkurë.

Andaj më posht gjeni pesë mënyra për të siguruar që të keni një gjumë cilësor të bukurisë, duke shtuar disa gjëra thelbësore në jetën tuaj.

Investoni në një dyshek me cilësi të mirë

Një dyshek me cilësi të dobët mund të shkaktojë dhimbje dhe cilësi të ulët të gjumit. Mënyra më e mirë për të siguruar një gjumë të mirë është investimi në një dyshek të rehatshëm. Gjumi cilësor në dyshekun e duhur kontribuon në një trup të shëndetshëm, brenda dhe jashtë.

Përdorimi i aromaterapisë ose spërkatjeve me mjegull

Ato janë mjaft efektive në ofrimin e gjumit adekuat dhe me cilësi të mirë të bukurisë. Për shembull, përdorimi i aromës së livandos mund të rezultojë në përmirësim të gjumit. Ato jo vetëm që ofrojnë një lëkurë të shëndetshme, por gjithashtu ndihmojnë në qetësimin e mendjes në mënyrë që të keni një mëngjes me energji, transmeton Klankosova.tv

Investoni në një maskë mëndafshi gjumi

Mund të investoni në një maskë të syve mëndafshi me cilësi të mirë që do të parandalojë që drita të pengojë gjumin tuaj. Maskat e syve të mëndafshit janë të buta të cilat sigurojnë që fytyra juaj të mbrohet nga rrudhat.

Praktikoni frymëmarrje të thellë

hpesh besoni se pas një dite të gjatë dhe stresuese, gjumi do të vijë lehtë. Por, ka raste kur stresi pengon të mbyllni sytë. Këtu ndihmojnë teknikat e frymëmarrjes së thellë. Teknikat si 4-7-8 ndihmojnë në ngadalësimin e rrahjeve të zemrës dhe zhvendosjen e fokusit tuaj nga stresi.

Errësojeni dhomën

Ju mund të përdorni perde të errësimit ose errësim të dhomës së gjumit për të parandaluar që drita e jashtme të pengojë gjumin tuaj. Ato jo vetëm që e ndërpresin dritën, por gjithashtu ndihmojnë në rregullimin e temperaturës dhe bllokojnë zhurmën e padëshiruar nga jashtë.