Mësohet se producenti i njohur suedez, Rami Yacoub, i cili ka bashkëpunuar me yje të mëdha botërore, ka përzgjedhur artisten kosovare, Erza Muqolli, si talentin e parë në projektin e tij #RamiYacoubDiscovers, shkruan KultPlus.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë producenti përmes një postimi, ku e cilëson artisten kosovare si një talent të jashtëzakonshëm.
“16 -vjeçarja Erza Muqoli është një talent i jashtëzakonshëm.
I lumtur të zbuloj artistin tim të parë për #RamiYacoubDiscovers
Erza Muqolli është një 16-vjeçare nga Franca me rrënjë nga Kosova. Një talent i jashtëzakonshëm që besoj se do të shkojë shumë larg”, ka shkruar ai në Instagram.
Rami Yacoub, ka bashkëpunuar me shumë artistë të njohur si Brittney Spears, Lady Gaga, Ariana Grande, Selena Gomez, Nicki Minaj, Madonna, Backstreet Boys, One Direction, NSYNC, 5 Seconds of Summer, Avicii, Pink, Celine Dion, Weezer e shumë të tjerë.