Përplasja me ministrin serb, Osmani: Gjunjëzohuni para viktimave të luftës, Serbia ende fle në varreza masive

0
1212

Gjatë mbledhjes së Këshillit të Sigurimit të OKB-së, ku u raportua për Kosovën, nuk munguan as përplasjes mes Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani e ministrit të Jashtëm serb, Nikola Selakoviq.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani gjatë fjalës së saj në Këshillin e Sigurimit ka kërkuar nga ministri i Jashtëm i Serbisë, Nikola Selakoviq, që të gjunjëzohet para monumenteve të viktimave të luftës në Kosovë dhe të kërkojë falje për gjenocidin e kryer në Kosovë nga Serbia.

Ajo ia ka përmendur vazhdimisht masakrën e Poklekut dhe  54 viktimat e saj, duke i kërkuar të gjunjëzohet para pllakës përkujtimore.

“Ju ftoj të gjunjëzoheni aty, se këtë e bënë qenia njerëzore, kur nuk bëhet drejtësi”, tha Osmani.

Ministri serb e provokoi rëndë Osmanin, duke i thënë ndër të tjera, se kur flet për presidentin serb duhet të ngritët në këmbë dhe duke shtuar se, Vuçiq është edhe president i Osmanit.

Selakoviq vazhdimisht i drejtohej Presidentes së Kosovës si “qytetare e Kosovës”.

“Zonja Osmani duhet të qëndroni në këmbë kur të përmendi Aleksandar Vuçiq, sepse është edhe presidenti i juaj dhe duhet t’i kushtoni respekt presidentit tuaj”, është shprehur Selakoviq,

Tutje, ai i është drejtuar ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi si “Kasap i Ballkanit”, për të cilën mori edhe përgjigje nga Osmani.

“Ndërsa sa i përket kasapit të Ballkanit, Hashim Thaçit, Kadri Veselit e të tjerëve të cilët kanë kidnapuar qytetarë të pafajshëm dhe kanë tregtuar me organe njerëzore, janë në burg dhe po përballen me gjyqësorin”, u shpreh ministri serb.

Ai tutje akuzoi Kosovën edhe për numrin e viktima të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë.

“Duhet të ndaloni të gënjeni për 20 mijë raste të dhunës gjatë luftës, sepse bazuar në raportin e dhënë këtu tek Këshilli i Sigurimit të OKB-së, nga sekretari i përgjithshëm në misionin e UNMIK i prezantuar më 5 prill 2021, statusi i grave të dhunuar është konfirmuar jo tek 20 mijë gra por 920 raste”, ka thënë ai. “Protestoj për faktin se kanceri në zemër të Evropës, duke i vendosur hartat me simbolet e deklarata të rreme”, tha Selakoviq, raporton Telegrafi.

Osmani iu përgjigj atij, duke i thënë se me shumë krenari përfaqëson të gjithë qytetarët e Kosovës.