Istogu e humb ndeshjen e barabartë, i kushton fundi jo i mirë

0
218

Një ndeshje e barabartë nuk ka përfunduar në të mirë të vajzave të KHF Istogut.
Të premten mbrëma në palestrën në Istog, skuadra vendase humbi nga skuadra e Islandës, KA/Por me rezultat 26:22. Në bazë të asaj që është shfaqur në fushën e lojës, Istogu është dashur të paktën të barazoj.

Por finishi jo i mirë i takimit solli disfatën me katër gola dallim. Ishte kjo ndeshja e parë e raundit të dytë të Kupës Evropiane. Ndeshja e dytë është të shtunën nga ora 18:00 po në Istog.

Istogu e nisi mirë ndeshjen dhe në pjesën e parë krijoi epërsi deri në tri gola (4:1). Më pas u luajt ndeshje e barabartë kurse pas 30 minutave rezultati ishte 12:11 për istogaset.

Edhe fillimi i pjesës së dytë ishte i barabartë e më pas mysafiret nga Islanda e bën një shkëputje të lehtë. Por Istogu nuk u ndal dhe në minutën e 53-të kaloi në epërsi, 22:21. Më pas skuadra e Faruk Shalës sikur u ndal. Pranoi pesë gola dhe në anën tjetër nuk shënoi asnjë. Kështu ndeshja përfundoi 26:22 për KA/Por.

Esma Muratoviq shënoi 12 gola nga 21 tentime për Istogun. Albina Rugova realizoi 4 gola nga 9 tentime, derisa nga 2 gola nga 2 tentime i kishin Yllka Shatri e Natalija Milatoviq. Blerta Ahmetxhekaj i kishte 10 pritje derisa e realizoi një gol.