Zvicra vendos Shqipërinë dhe Serbinë në listën e rrezikut

0
944

Sekretariati Shtetëror për Migracionin (SEM) ka përditësuar sot listën e vendeve me rrezik, në marrëveshje me vendet e tjera të Zonës së Shengenit, shkruan srf.ch.

Kufizimet e reja të hyrjes do të futen për Shqipërinë, Armeninë, Azerbajxhanin, Brunein, Japoninë dhe Serbinë.

Ndryshimet do të hyjnë në fuqi më 27 shtator 2021 në mesnatë.

Nga ana tjetër, për shkak të zhvillimeve pozitive epidemiologjike, kufizimet e hyrjes në Uruguaj do të hiqen.

Hyrja nga një vend i cilësuar “me rrezik” është e ndaluar për të huajt që duan të hyjnë në Zvicër për një qëndrim të shkurtër dhe që nuk kanë dëshmi të vaksinimit, të njohur nga Zvicra.

Kjo vlen veçanërisht për turistët.

Njerëzit me pasaportë zvicerane ose leje qëndrimi të vlefshme, mund të hyjnë në Zvicër nga çdo vend në çdo kohë.