Zvicër: Testet e Covidit nuk do të jenë falas nga 1 tetori

0
696

Shumë njerëz në Zvicër shpresonin që Këshilli Federal të tërhiqej nga vendimi i tij për t’i bërë njerëzit e pavaksinuar të paguajnë nga 1 tetori.

Sidoqoftë, në njoftimin e saj për rregullat e reja të udhëtimit që do të hyjnë në fuqi nga dita e hënë, qeveria nuk e ndryshoi vendimin për testet.

Asnjë hollësi e mëtejshme nuk u dha, por ministri i Shëndetësisë, Alain Berset, tha se rregullimet në planin origjinal janë të mundshme, veçanërisht për ata që kanë marrë ndërkohë dozën e parë të vaksinës Covid.