Thursday, October 28, 2021
BallinaArtHapet ekspozita “Raffaello portretist”

Hapet ekspozita “Raffaello portretist”

Nga sot në Muzeun Kombëtar të Kosovës do të mund të shihni një ekspozitë shumë të veçantë.
Aty po paraqiten veprat e piktorit Italian të Rilindjes, Raffaello.
E kuruar nga historiani i artit Antonio Paolucci, ekspozita prezanton riprodhimet në dimensionet reale të 14 veprave të mrekullueshme të mjeshtrit të madh italian, 500 vjetori i vdekjes së të cilit u përkujtua në vitin 2020.
Në hapje ishin të pranishëm ministri i MKRS, Hajrulla Çeku, zëvendës Shefi i Misionit të Italisë në Kosovë, Ugo Ferrero, drejtori i Muzeut Kombëtar të Kosovës, Ajet Leci dhe zyrtarë të tjerë të institucioneve.
Ministri Çeku u shpreh i lumtur që qytetarët e Kosovës do të kenë mundësi të shohin veprat e një prej artistëvë më të mëdhenj botërorë, ndërsa shtoi që kjo ngjarje shënon një bashkëpunim të rëndësishëm kulturor mes Kosovës dhe Italisë.
Ndërsa z. Ferrero duke falenderuar institucionet e kulturës në Kosovë ndër të tjera tha që i vjen shumë mirë që puna e një prej personave më të rëndësishëm të artit në Itali po prezentohet edhe në Kosovë. Ndërsa ftoi të gjithë që të vizitojnë këtë ekspozitë që sjell në një vend klasiken dhe modernen.
Ekspozita “Raffaello portretist” do të qëndroj e hapur deri më 10 dhjetor 2021.
- Reklama -
ARTIKUJ TË NGJAJSHËM

MË TË SHIKUARAT