SHBA heq kufizimet e hyrjes për të huajt e vaksinuar kundër COVID-19

0
166

SHBA do të heqë kufizimet e udhëtimit për personat nga jashtë vendit, të cilët mund të provojnë se janë të vaksinuar plotësisht kundër COVID-19, nga fillimi i nëntorit, njoftoi sot Shtëpia e Bardhë.

Aktualisht, SHBA-ja ka ndaluar hyrjen për shumicën e joamerikanëve nga vendet e Bashkimit Evropian, BM, India, Kina, Brazili, Afrika e Jugut dhe Irani.

Ish-presidenti Donald Trump kishte urdhëruar ndalimin e hyrjes për të huajt nga disa shtete në mars 2020, pasi pandemia filloi të mbyllte vendet në të gjithë botën.

Kufizimet u mbajtën në fuqi nga presidenti Joe Biden, duke cituar përhapjen e variantit më ngjitës Delta.

Shumë evropianë shprehën indinjatë nga përjashtimi, veçanërisht pasi Komisioni Evropian rekomandoi në qershor që shtetet anëtare të heqin kufizimet për hyrjen e qytetarëve amerikanë.