Në Kanada, konsulli i bëri thirrje komunitetit shqiptar të Maqedonisë për regjistrim

0
291

Konsulli i Përgjithshëm i Republikës së Maqedonisë së Veriut në Toronto të Kanadasë, z. Ilir Islami nëpërmjet një deklarate për media i ka bërë thirrje komunitetit shqiptar në Kanada për regjistrim në censusin kombëtar. Regjistrimi i popullsisë së Maqedonisë së Veriut do të jetw i hapur deri nw 30 shtator te ketij viti.

“Të nderuar qytetarë të Maqedonisë së Veriut, regjistrimi i popullatës ka hyrë në fazën përfundimtare ku pa përjashtim të gjithë Ju duhet të bëheni pjesë e këtij procesi të rëndësishëm që përfundon më 30 shtator. Sipas Ligjit për regjistrimin e popullsisë, shtetasit e lindur në Maqedoninë e Veriut por që jetojnë më shumë se një vit jashtë vendit kanë mundësinë e regjistrimit online”- thuhet nder te tjera ne thirrjen publike te konsullit.

Ai shprehet se me aktin e regjistrimit, përmes një angazhimi fare të vogël, komuniteti i bën shërbimin më të madh vendit te origjinës, “andaj të dashur qytetarë, Ju bëjmë thirrje gjithsecilit prej jush, REGJISTROHU!”

Sipas tij, interesimi i komunitetit shqiptar në Kanada, me prejardhje nga ky shtet, është shumë i vogël deri me tani.

Ky është linku i aplikacionit ku duhet të regjistroheni vetë duke e plotësuar online formularin: https://census.stat.gov.mk/al/

Kini kujdes, numri amëz apo numri personal është thelbësor, – atë e gjeni te pasaporta juaj, te letër-njoftimi apo te çertifikata e lindjes!

Regjistrohuni sa më parë, si dhe njoftoni të afërmit dhe miqtë tuaj të cilët mbase mund të jenë të painformuar!”

Edhe shoqatat më të mëdha dhe më aktive në Kanada prej disa muajsh kanë mbajtur të informuar publikun e interesuar me mënyrën e aplikimit.