Thursday, October 28, 2021
BallinaBIONë Italia certifikata shëndetësore COVID-19 e detyrueshme për sektorin publik dhe privat...

Në Italia certifikata shëndetësore COVID-19 e detyrueshme për sektorin publik dhe privat të punës

Këshilli i Ministrave i dha njëzëri dritën jeshile dekretit të ri ligjor për zgjerimin dhe detyrimin e certifikatës shëndetësore “Green Pass” për të gjitha vendet e punës, si në sektorin publik, ashtu edhe në atë privat.

“Risia është se bëhet fjalë për një strategji universale, ne do të prekim të gjithë botën e punës publike dhe private, pra, një grup prej 23 milionë punonjësish”, tha ministri Renato Brunetta, në një konferencë për shtyp, pas miratimit të dekretit.

“Detyrimi i paraqitjes së një certifikate shëndetësore për hyrjen në vendin e punës është i vlefshëm për të gjithë punonjësit privatë, prandaj përfshihen të vetëpunësuarit dhe familjarët bashkëpunëtorë”, shpjeguan burime pranë qeverisë.

- Reklama -

Ndër risitë, pezullimi nga puna dhe, për këtë arsye, nga paga, pas pesë ditësh qasje pa certifikatë.

Detyrimi i paraqitjes së certifikatës shtrihet edhe për ata që punojnë në shoqata vullnetare.

“Testet e antigjenit do të jenë falas vetëm për përjashtimet e parashikuara nga qarkorja e Ministrisë së Shëndetësisë”, tha ministri i Shëndetësisë, Roberto Speranza, në një konferencë për shtyp.

Të shëruarit nga COVID-19 nuk do të duhet të presin 15 ditë nga doza e parë e vaksinës antiCovid për të marrë certifikatën e vaksinimit, por do ta marrin atë menjëherë pas administrimit të dozës së parë.

Zgjerimi i “Green Pass” pritet të fillojë nga 15 tetori, për të gjithë punonjësit publikë dhe privatë.

ARTIKUJ TË NGJAJSHËM

MË TË SHIKUARAT