Rama thotë se “Open Balkan” është pjellë e Procesit të Berlinit

0
258

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, është shprehur se “Open Balkan” nuk është proces i ndarë prej Procesit të Berlinit.

“Open Ballkan” është pjellë e Procesit të Berlint, nuk është alternativë, nismë, nuk është në kontradiktë. Është pjell e Procesit të Berlinit është as më shumë as më pak se mekanizëm për të përshpejtuar Procesin e Berlinit. Është marrja në dorë e procesit, pa pritur që një herë në vit liderët e vendeve të rajonit të mblidhen diku të tjerët për ne, apo disa të tjerë në Bruksel ta bëjnë këtë për ne”, është shprehur Rama.

“Open Balkan” është asgjë më shumë sesa mjeti i rajonit për të implementuar Procesin e Berlinit. Kush i vendos këto dyja kundër njëra-tjetrës ose e bën më qëllim ose nuk e  kupton”.

Ai ka theksuar se teoritë e konspiracionit, se nismat rajonale janë të organizuara nga forca të treta apo janë të hedhura nga BE për të gënjyer janë dokrra.